Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Moskë, 1 mijë në pranga për dhunë etnike

Shko poshtë

Moskë, 1 mijë në pranga për dhunë etnike Empty Moskë, 1 mijë në pranga për dhunë etnike

Mesazh nga ● E.D.W-M ● Thu Dec 16, 2010 1:05 am

Moskë, 1 mijë në pranga për dhunë etnike Moske-policia

Rreth 1 mijë persona janë arrestuar në qendër të Moskës, në mënyrë që të shmangen përplasjet etnike pas sulmit me armë zjarri ndaj një tifozi.

Arrestimet janë kryer pasi grupe të rinjsh, shumica e të cilëve bërtisnin parulla nacionaliste, u mblodhën në afërsi të stacionit hekurudhor të Moskës.

Vdekja e një tifozi të ekipit të futbollit Spartaku i Moskës, në një përleshje me disa tifozë nga Kaukazi Verior, ka shkaktuar protesta dhe sulme ndaj minoriteteve.

Disa dhjetra persona të tjerë raportohet se janë arrestuar edhe në qytete të tjera të Rusisë. Policia në Shën Pietërburg ka ndaluar 60 persona, ndërkohë që në Samara janë prangosur 100 të tjerë.

Zëdhënësi i policisë së qytetit të Moskës, Viktor Biryukov ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Interfax” se shumica e arrestimeve u kryen tek stacioni hekurudhor i Moskës, Kievski.
● E.D.W-M ●
● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 34
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
Moskë, 1 mijë në pranga për dhunë etnike Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Moskë, 1 mijë në pranga për dhunë etnike Right_bar_bleue

Registration date : 04/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi