Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Heqim dorė nga manifestimi

Shko poshtė

Berisha: Heqim dorė nga manifestimi Empty Berisha: Heqim dorė nga manifestimi

Mesazh nga ● E.D.W-M ● Wed Jan 26, 2011 1:29 pm

Berisha: Heqim dorė nga manifestimi Berisha-qeveri0804

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar nė mbledhjen e qeverisė, menjėherė pas takimit me diplomatin e BE-sė, Miroslav Lajēak, se mazhoranca heq dorė nga zhvillimi i manifestimit tė sė shtunės.

“Mitingu i tė shtunės nuk do tė bėhet dhe kjo ėshtė njė kėrkesė logjike e partnerėve tonė. Ai ka pasur njė qėllim kundėr dhunės. Ky qėllim mund tė keqkuptohej si njė demonstrim muskujsh. E parė nga jashtė krijohet ideja se ėshtė njė shprehje dėshmie pėr force, por forcėn e kemi tek rendi dhe institucionet”, u shpreh Berisha.

Ai ka theksuar se do tė respektojė institucionet nė hetimin e demonstratės sė 21 janarit, por ka akuzuar sėrish prokuroren e pėrgjithshme se ka mohuar padinė e bėrė nga policia e shtetit.

“E ftoj (prokuroren e pėrgjithshme) tė vazhdojė hetimin, por se ēfarė u thotė shqiptarėve ajo kur i gėnjen publikisht se nuk ka padi ndaj atyre qė i kanė vėnė institucioneve zjarrin, ajo qoftė. Dje dokumenti ėshtė bėrė publik dhe duhet t’u jepet tė gjitha mediave. Ėshtė njė akt i hollėsishėm qė pėrfshin tė gjithė organizatorėt. Asnjė mos ta marrė si njė sulm ndaj institucionit tė Prokurorisė, por si njė transparencė e domosdoshme. Komisioni hetimor parlamentar nis punėn dhe ai do tė shqyrtojė vepritarinė e ēdo institucioni nė hetim”, tha Berisha.

“Duke respektuar institucionet do tė behėt njė hetim i gjithanshėm. Askėrkujt nuk do t’i ndėrhyjmė dhe pengojmė, por do tė ndihmojmė nė zbatimin e ligjit. Por nėse ajo bėn mashtrime publike nė njė konferencė tė rėndėsishme shtypi, kjo nuk do tė pranohet”, shtoi ai.

Kreu i qeverisė ka deklaruar se duhet tė caktohet njė fond i veēantė pėr kompensimin e tė gjithė personave qė sjellin informacione pėr “puēin”, e organizuar nga opozita.

“Duhet tė caktohet njė fond shpėrblimi pėr ēdo dėshmitar qė do paraqesė dėshmi pėr puēin, financimin, organizmin, komandėn dhe ēdo gjė. Kėto informacione i ftoj tė gjithė ata qė i kanė t’i ēojnė nė policinė kriminale dhe komisionin parlamentar dhe kėta do i ēojnė nė policinė e shtetit. Kjo ėshtė e domosdoshme pasi nė padinė kryesore tė bėrė nga policia e shtetit, prokurorja ka deklaruar se nuk ekziston. Komisioni parlamentar tė caktoj tė gjitha tarifat”, theksoi Berisha.

Ai ka paralajmėruar kreun e opozitės Edi Rama se njė tentativė e dytė pėr tė rrethuar institucionet, do tė jetė me pasoja fatale pėr tė.

“Njė tentativė e dytė pėr tė rrethuar institucion do tė jetė fatele pėr askėnd tjetėr, pėrveē atij. Unė jam Sali Berisha dhe nuk hedh gurin dhe fsheh dorėn. Ēdokush do jetė i amnistuar, pėrveē atij. Shqiptarėt nuk ta kanė borxh zjarrin. Protesto ēdo ditė, do tė lejohesh. Nesėr do tė kujtojė tė shtatat. E bėrė kjo nga partia ėshtė makabėr, tė shtatat i bėn familja, miqtė dhe shokėt”, deklaroi Berisha.
● E.D.W-M ●
● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 34
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
Berisha: Heqim dorė nga manifestimi Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Berisha: Heqim dorė nga manifestimi Right_bar_bleue

Registration date : 04/01/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi