Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA dhe BE reagojnë për incidentin në Shkup

Shko poshtë

SHBA dhe BE reagojnë për incidentin në Shkup Empty SHBA dhe BE reagojnë për incidentin në Shkup

Mesazh nga D3M1 Sun Feb 13, 2011 7:00 pm

SHBA dhe BE reagojnë për incidentin në Shkup 13-reagimkala4

Shkup, 13 shkurt - Ambasada amerikane në Maqedoni ka bërë thirrje për qetësi pas incidentit që ndodhi në Kalanë e Shkupit.

Në komunikatë thuhet se ambasada po e ndjek me vëmendje situatën dhe u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të gjejnë zgjidhje përmes dialogut të qetë dhe konstruktiv.

Ndaj incidentit në Kala ka reaguar edhe zyra e Bashkimit Evropian, e cila kërkoi nga palët të ndërgjegjësohen dhe t’u lejojnë përfaqësuesve politikë legjitimë të zgjidhin çështjet e hapura.

“Në këtë moment, siguria e bashkëjetesës ndëretnike është shumë e rëndësishme. Lidhur me ndërtimet në Kalanë e Shkupit dhe me qëllim shmangien e incidenteve të ngjashme, projekte të tilla duhet së pari të vihen në debate publike”, thuhet në reagim.

Në njoftim thuhet se zyra e BE-së konsideron se dialogu politik duhet të jetë prioritet dhe jo mjet për tejkalimin e tensioneve.

D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
SHBA dhe BE reagojnë për incidentin në Shkup Left_bar_bleue100 / 100100 / 100SHBA dhe BE reagojnë për incidentin në Shkup Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi