Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mubarak mė i pasur se Bill Gates.

Shko poshtė

Mubarak mė i pasur se Bill Gates. Empty Mubarak mė i pasur se Bill Gates.

Mesazh nga ditush Tue Mar 01, 2011 2:34 pm



Mubarak mė i pasur se Bill Gates. Hosni-Mubarak

Sado qė listėn e Forbes-it pėr njerėzit mė tė pasur nė botė nuk ėshtė emri i Hosni Mubarak, ėshtė e pakontestueshme se ish-presidenti egjiptian duhet tė gjendet nė tė. Sipas medieve botėrore, ai gjatė periudhės sė sundimit nė Egjipt ka grumbulluar pasuri tė madhe. Gazeta britanike “Guardian” thekson se pasuria e Mubarakut dhe familjes sė tij arrin diku nga 40-70 miliardė dollarė, qė ėshtė mė shumė se pasuria e Bill Gates dhe Carlos Slim, tajkuni meksikan.
Sipas vlerėsimeve tė Shėrbimit informativ amerikan, lideri i shkarkuar egjiptian dhe familja e tij, nė bankat e jashtme kanė pasuri nga 1 deri nė 5 miliardė dollarė. Njė zyrtar i lartė amerikan ka thėnė se “nuk e ka tė qartė” se pėr ēfarė arsye media nė kohėt e fundit kalkulojnė me shuma shumė mė tė mėdha.
Mirėpo, askush nuk konteston faktin se Mubarak dhe familja e tij kanė pasuri shumė tė madhe – shtėpi nė Londėr dhe nė disa qytete amerikane, flotė tė avionėve dhe rezidencė nė Detin e Kuq. “Ata realisht kanė jetuar si mbretėr”, thotė Adel Iskender, profesor me origjinė egjiptiane dhe ekspert pėr Lindjen e Mesme nė Universitetin “Georgetown”.
“Zvicra nė kėtė moment ka ngrirė pasurinė e ish-presidentit egjiptian”, ka deklaruar zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme nė Bernė. Ai, natyrisht nuk ka folur rreth shumės sė pasurisė sė Mubarakut, pasi qė kjo ėshtė fshehtėsi, por ka paralajmėruar se do tė ngrihen edhe xhirollogaritė e bashkėpunėtorėve mė tė afėrt tė tij.
Profesori i shkencave politike nė Universitetin Princeton, po kėshtu vlerėson se pasuria e Mubarakut sillet nga 40-70 miliardė dollarė. Shumica e parave tė tij, siē thuhet, gjenden nė llogari tė fshehta nė banka, por ai ka investuar shumė nė shtėpi luksoze dhe hotele. Njė pjesė e madhe e pasurisė sė tij gjendet nė bankat britanike dhe zvicerane dhe nė patundshmėritė qė ka nė Londėr, New York, Los Angeles dhe nė lokacionet atraktive pėrgjatė Detit tė Kuq. Sipas shtypit botėror, mė i pasuri nė familjen Mubarak ėshtė djali i tij Gamal, me 17 miliardė dollarė. nė vendin e dytė gjendet vetė Mubaraku me 10 miliardė dollarė, pasojnė djali Alaa me 8 dhe bashkėshortja Suzan me diku 4 miliardė.
avatar
ditush
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 5736
Aktiviteti :
Mubarak mė i pasur se Bill Gates. Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Mubarak mė i pasur se Bill Gates. Right_bar_bleue

Registration date : 06/03/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi