Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Korabi së shpejti me “S’ka me dy lugë”

Shko poshtë

Korabi së shpejti me “S’ka me dy lugë”  Empty Korabi së shpejti me “S’ka me dy lugë”

Mesazh nga D3M1 Mon Mar 07, 2011 12:41 pm

Korabi së shpejti me “S’ka me dy lugë”  F.0307110054454_m
Korab Shaqiri gjatë një bisede për Telegrafi.com ka treguar se kënga e tij më e re titullohet “S’ka me dy lugë”, me muzikë dhe orkestrim nga vetë ai ndërsa me tekst të babait të tij, Ilir Shaqiri.

“Kënga ime më e re titullohet ‘S'ka me dy lugë’. Teksti i kësaj kënge ka të bëjë me një djalë i cili kupton se vajza më të cilën ai ka qenë tashmë dashuron dikë tjetër dhe ka një lidhje tjetër. Muzika dhe orkestrimi janë krijimtari e imja kurse, tekstin e ka bërë babai im, Ilir Shaqiri dhe mix-mastering e ka bërë Anton Nue”.

“Duke u nisur nga titulli ‘S'ka me dy lugë’, e pastaj edhe melodia e kësaj kënge është mjaft e këndshme, dhe besoj se edhe publiku do ta pëlqejë. Fryma e këngës është vazhdimësi e këngëve të mija”, ka thënë Korabi.

Ai ka zbuluar se edhe kësaj kënge do t’ i realizohet videoklipi, dhe me po të njëjtin produksion me të cilin ka punuar më parë, “IMEDIA”. Ndërkohë Korabi është duke punuar edhe në dy këngë të reja.
“Kam gati edhe dy kënge verore. Njërën mendoj ta nxjerr me datën 20 prill e tjetrën më 5 qershor dhe do të jenë të dyja hite verore. Kam një plan të mirë organizuar për këtë vit dhe besoj se do të kemi një verë të nxehtë sivjet. Edhe më mirë se ‘verën e kaluar’”, shton Korabi për Telegrafi.

Përveç muzikës, Korab Shaqiri në asnjë moment nuk i lë anash studimet dhe gjatë këtij viti mendon të magjistrojë në Akademin e Arteve në Tiranë dhe më pas të doktorojë diku në Evropë.

“Gjatë këtij viti mendoj të magjistroj në Akademinë e Arteve në Tiranë në degën e Kompozicionit. Pas magjistraturës mendoj të shkoj edhe më tutje diku në Evropë të doktoroj në muzikë. Besoj se me kohë do të informoheni edhe për arritjet e mija të mëtutjeshme”, ka përfunduar këngëtari duke falënderuar të gjithë ata që i ndihmuan dhe po i ndihmojnë në rrugën e tij të gjatë muzikore, e veçanërisht publikun/ /Telegrafi/
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Korabi së shpejti me “S’ka me dy lugë”  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Korabi së shpejti me “S’ka me dy lugë”  Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi