Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Katėr tė arrestuar pėr trafikim me substanca narkotike

Shko poshtė

Katėr tė arrestuar pėr trafikim me substanca narkotike Empty Katėr tė arrestuar pėr trafikim me substanca narkotike

Mesazh nga Gonna Fri Apr 08, 2011 4:20 pm

Drejtoria e hetimit tė trafikimit me narkotikė dhe njėsia rajonale nė Prishtinė pas njė hetimi tė detajuar kanė arritur tė zbulojnė dhe mandej tė arrestojnė katėr persona tė pėrfshirė nė aktivitete kriminale tė trafikimit me substanca narkotike tė llojeve tė ndryshme. Bėhet e ditur se njėsitet policore pėrmes rrugėve operative kanė arritur tė marrin informacione kredibile nė lidhje me vendndodhjen e njė sasie tė substancave narkotike dhe mandej informacioni ėshtė pėrpunuar dhe analizuar, si dhe janė marrė njė varg veprimesh hetimore me qėllim tė verifikimit tė informacionit, sigurimit tė provave dhe arrestimit tė personave tė pėrfshirė nė kėtė aktivitet kriminal.

Si rrjedhojė e operacionit mbrėmė nė rrugėn “Luan Haradinaj” ėshtė ndaluar i dyshuari A. Biba, tek i cili ėshtė gjetur njė sasi e dyshuar narkotike e llojit kokainė (30 qese) me peshė 30 gramė, si dhe 0.3 gramė e dyshuar e llojit heroinė, ndėrsa tek i dyshuari A. Jashari janė gjetur dy qese narkotikė, qė dyshohet tė jetė e llojit kokainė me peshė dy gramė. Policia bėri tė ditur se pas konsultimit me prokurorin tė dyshuarit A. Jashari i ėshtė bastisur edhe shtėpia nė Dardani, me ē’rast i janė gjetur dy paketime me narkotikė tė dyshuar tė llojit kokainė dhe 44 qese me narkotikė e dyshuar e llojit marihuanė. Po ashtu operacioni i ndėrmarrė nga Drejtoria e hetimeve tė trafikimit me narkotikė ka vazhduar dhe kėshtu mbrėmė rreth orės 22.00 nė Veternik janė ndaluar edhe dy tė dyshuar L. Kadriu dhe A. Shabani. “Personave tė dyshuar gjatė kontrollit tė veturės i janė gjetur katėr paketime me substancė narkotike tė dyshuar tė llojit kokainė me peshė 2.8 gramė, e gjithashtu tek tė dyshuarit janė konfiskuar edhe njė sasi monetare nė vlerė 225 euro”, njofton zyra pėr informim e policisė.
Gonna
Gonna
Moderator/e
Besa-Bess
Moderator/eBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 6605
Mosha : 37
Viti: : 27/10/1986
Vendbanimi: : Prishtina
Aktiviteti :
Katėr tė arrestuar pėr trafikim me substanca narkotike Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Katėr tė arrestuar pėr trafikim me substanca narkotike Right_bar_bleue

Registration date : 22/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi