Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prangosen tre persona të dyshuar për vjedhje

Shko poshtë

Prangosen tre persona të dyshuar për vjedhje  Empty Prangosen tre persona të dyshuar për vjedhje

Mesazh nga Gonna Wed Apr 13, 2011 7:56 am

Në pranga të Policisë së Kosovës kanë përfunduar të hënën rreth orës 06:00, në Prishtinë tre persona të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Brahim Sadriu, zyrtar për informim i PK-së, i cili për “ “Kosova Sot “ ka thënë se tre personat e dyshuar kanë kryer një vjedhje në rrugën e “UÇK-së”. Gjithashtu, policia te të njëjtit ka gjetur dhe konfiskuar edhe gjësende që dyshohen të jenë objekt i kësaj vjedhjeje. “Janë konfiskuar 5 kompjuterë, 5 shtëpiza, 1 telefon, një fotoaparat, tri USB-ja, çelësa dhe kabllo gjëra këto që dyshohet të jenë të vjedhura në një lokal në rrugën e “UÇK-së”, ka thënë Sadriu. Sipas tij është bërë e ditur se pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit njëri nga të dyshimtit që i takon moshës së mitur është liruar. Rasti ndaj tij shkon në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerët: A. Salihu dhe Q. Duraku që të dy të moshës së njëjtë, 18 vjeç janë dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.
Gonna
Gonna
Moderator/e
Besa-Bess
Moderator/eBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 6605
Mosha : 37
Viti: : 27/10/1986
Vendbanimi: : Prishtina
Aktiviteti :
Prangosen tre persona të dyshuar për vjedhje  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Prangosen tre persona të dyshuar për vjedhje  Right_bar_bleue

Registration date : 22/10/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi