Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga mungesa e ajrit vdes në mulli

Shko poshtë

Nga mungesa e ajrit vdes në mulli Empty Nga mungesa e ajrit vdes në mulli

Mesazh nga D3M1 Tue Apr 19, 2011 7:33 pm

Nga mungesa e ajrit vdes në mulli F.0419153140680_m
Një punëtor i mullirit “Bereqeti III” në Lladovë të Gjilanit, ka vdekur në vendin e punës, për çka me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë pronari i ndërmarrjes, nën dyshimin për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, konfirmoi të martën policia në Gjilan.
Zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës (PK) në Gjilan, togeri Ismet Hashani, tha se rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në mullirin elektrik “Bereqeti III” në Lladovë, ku ka humbur jetën D. S. (46), i cili në momentin kritik ishte duke shpërndarë grurin në siloset, të cilat janë të dedikuara për grumbullimin e rezervave të grurit.

Togeri Hashani, tha se dyshohet se vdekja e punëtorit, ka ndodhur si pasojë e mungesës së ajrit (asfiksimit) në siloset e thella të mullirit.

Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e policisë, prokurori publik, inspektorët e punës si dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Togeri Hashani, tha se janë intervistuar dëshmitarët që ndodheshin vendin e ngjarjes si dhe në cilësinë e të dyshuarit dhe prani të avokatit mbrojtës edhe pronari i ndërmarrjes, E. K. (44) si përgjegjës për punëtorët, i cili pas përfundimit të deklaratës, me vendim të prokurorit të çështjes, është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Ai tha se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore në Prishtinë, ndërkohë që rasti po hetohet nga njësiti i hetimeve rajonale.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Nga mungesa e ajrit vdes në mulli Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Nga mungesa e ajrit vdes në mulli Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi