Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qëndroi “pip” në maje të shtyllës mbi 35 orë

Shko poshtë

Qëndroi “pip” në maje të shtyllës mbi 35 orë Empty Qëndroi “pip” në maje të shtyllës mbi 35 orë

Mesazh nga ditush Wed May 25, 2011 4:06 pm

Qëndroi “pip” në maje të shtyllës mbi 35 orë F.0523114933519_m

Izraeliti Hezi Dayan, u bë i famshëm kur qëndroi 66 orë në një bllok të madh akulli, tash ai ka thyer edhe një rekord tjetër. Në aksionin e tij të ri, Hezi pa ushqim dhe pa ujë qëndroi më shumë se 35 orë në majën e një shtylle të ngushtë e të lartë nëntë kate e cila ishte vendosur në Tel Aviv.
Iluzionisti amerikan David Blaine mbante rekordin për qëndrimin në maje të kullës me 35 orë në New York më 2002, duke vendosur atëbotë rekordin të cilin tash Hezi e ka thyer.

Izraeliti është ngjitur në maje të shtyllës me vinç dhe derisa qëndronte në maje të saj, as nuk ka pirë e as nuk ka ngrënë asgjë.

Kur theu rekordin e rezistencës, ai u hodh në kutitë e kartonit të cilat ishin vendosur nën kullë dhe me këtë i dha fund përpjekjes së tij mbinjerëzore. “Ishte shumë e vështirë. Por dëshiroj të them vetëm një gjë – asgjë nuk është më i fortë se vullneti i njeriut”, tha Hezi Dayan.
avatar
ditush
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 5736
Aktiviteti :
Qëndroi “pip” në maje të shtyllës mbi 35 orë Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Qëndroi “pip” në maje të shtyllës mbi 35 orë Right_bar_bleue

Registration date : 06/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi