Berisha-Grossruck: Shqipėria ofron mundėsi pėr biznesin e huaj
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (Æ`·.øø.·“Æ`·.øø.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.øø.·“Æ`·.øø.·“Æ) :: Kosove / Shqiperi
Faqja 1 e 1
Berisha-Grossruck: Shqipėria ofron mundėsi pėr biznesin e huaj
Kryeministri Sali Berisha u takua tė mėrkurėn me zėvendėspresidentin e Asamblesė Parlamentare tė OSBE-sė, Wolfgang Grossruck, i cili e uroi pėr fitoren e PD-sė dhe koalicionit qė ai drejton dhe tė kandidatit tė mazhorancės Lulėzim Basha pėr bashkinė e Tiranės, njoftoi zyra e shtypit e kryeministrit.
Kryeministri Berisha falėnderoi zotin Grossruck pėr interesin e vazhdueshėm qė ai tregon ndaj Shqipėrisė dhe popullit shqiptar, si dhe kontributin e vazhdueshėm qė ai ka dhėnė jo vetėm nė forcimin e marrėdhėnieve mes dy vendeve, por edhe nė promovimin e imazhit tė Shqipėrisė nė Austri dhe Evropė duke nxitur interesin e investitorėve dhe tė publikut austriak.
Zyrtari i lartė Grosruk dhe delegacioni qė e shoqėronte, i cili pėrbėhej nga njė numėr profesionistėsh, intelektualėsh tė fushave tė ndryshme dhe pėrfaqėsues tė biznesit austriak, vlerėsuan arritjet e jashtėzakonshme tė reformave tė qeverisė shqiptare gjatė kėsaj periudhe dhe u interesuan pėr mundėsitė e shumta qė Shqipėria ofron pėr biznesin e huaj dhe investimet.
Kryeministri Berisha foli mbi potencialet e mėdha qė Shqipėria ofron nė fusha si ajo e turizmit, e prodhimit tė energjisė elektrike, nga burimet ujore, ndėrtimin e infrastrukturave tė rėndėsishme, si dhe i njohu me klimėn mė tė favorshme qė qeveria shqiptare ka ndėrtuar gjatė kėsaj periudhe pėr biznesin dhe investimet, si regjistrimi on line elektronik pėrmes sistemit One Stop Shop, taksa, e-dogana, prokurimet elektronike.
Nė takim u vlerėsua gjithashtu bashkėpunimi i shkėlqyer mes Shqipėrisė dhe Austrisė si dhe u vlerėsua fakti qė investimet austriake zėnė vendin e trete tė investimeve te huaja ne Shqipėri, nė sektorė shumė tė rėndėsishėm si ai bankar, hoteleri turizėm.
ditush- Super Mod/e
Besa-bess - Gjinija :
Numri i postimeve : 5736
Aktiviteti :
Registration date : 06/03/2010
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (Æ`·.øø.·“Æ`·.øø.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.øø.·“Æ`·.øø.·“Æ) :: Kosove / Shqiperi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
|
|