Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nis me debate mbledhja e KQZ për hapjen e kutive

Shko poshtë

Nis me debate mbledhja e KQZ për hapjen e kutive Empty Nis me debate mbledhja e KQZ për hapjen e kutive

Mesazh nga D3M1 Sat Jun 18, 2011 9:28 am

Nis me debate mbledhja e KQZ për hapjen e kutive F.0618104344767_m
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi në orën 10:00 mbledhjen për miratimin e projekt- aktit për zbatimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor për hapjen e të gjitha kutive dhe numërimin e fletëve të hedhura në kutinë e gabuar.
Përfaqësuesi i PD-se, Njazi Kosovrasti, vlerësoi vendimin e Kolegjit Zgjedhor në vijim të punës së mirë që ka bërë KQZ. “Unë dhe PD kemi qenë dakord gjatë gjithë kohës në mënyrë që kërkimi dhe transparenca, vota e çdo qyteti dhënë për kryetarin ose këshillat të vlerësohen dhe të numërohen”, tha z. Kosovrasti.

Ndërsa përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjoncaj ka kritikuar mënyrën e hartimit të këtij projekt akti, që sipas tij nuk është i njëjte me eksperiencën e përdorur për hapjen e 117 kutive.

“Përmbajtja e këtij projekt akti nuk i afrohet asaj të 117 kutive. Në projekt akt vlerësimi i votës do bëhet nga grupi i numërimit, por në asnjë pikë të kodit nuk përcaktohet që grupi i numërimit të bëjë vlerësimin dhe tabulimin e votave. Mendoj që në këtë pikë duhet pasur kujdes pasi është vetë Kolegji Zgjedhor, që sqaron se do të jetë KQZ ai që do të bëjë vlerësimin e votës, pra ai dhe jo inspektorët e KQZ”, tha z. Gjonçaj, raportoi Panorama.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Nis me debate mbledhja e KQZ për hapjen e kutive Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Nis me debate mbledhja e KQZ për hapjen e kutive Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi