Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndėrtesa me e sigurt nga tėrmetet mė te madha nė botė

Shko poshtė

Ndėrtesa me e sigurt nga tėrmetet mė te madha nė botė Empty Ndėrtesa me e sigurt nga tėrmetet mė te madha nė botė

Mesazh nga D3M1 Mon Jul 04, 2011 7:33 am

Ndėrtesa me e sigurt nga tėrmetet mė te madha nė botė Terminali-i-mbrojtur-nga-termetet
Ndėrtesa mė e madhe nė botė e izoluar sizmikisht, terminali i ri ndėrkombėtar i Aeroportit Sabiha Gökēen tė Stambollit, tashmė ka pėrfunduar dhe ėshtė i hapur pėr biznes.
I shtrirė nė mė shumė se 185 mijė metra katrorė, terminali nuk qėndron direkt mbi tokė, por mė saktė nė mė shumė se 300 izolatorė, gjė qė sjell mundėsinė e lėvizjes krah pėr krah gjatė njė tėrmeti. E gjithė ndėrtesa lėviz si njė njėsi e vetme, gjė qė ndalon dėmtimin nga veprimi i forcave tė pabarabarta nė strukturė.
“Ajo ēfarė bėn njė sistem izolimi ėshtė se ai i mundėson ndėrtesės lėvizjen gjatė zhvendosjeve tė mėdha nė njėzėshmėri, dhe duke bėrė kėtė, pėrthithet energjia e tėrmetit”, tha Atila Zekioglu, inxhinieri i firmės Arup, e cila projektoi ndėrtesėn.
Tėrmetet i pėrshpejtojnė ndėrtesat anash, duke i lėkundur ato para dhe mbrapa. Izolatorėt (shikoni foton poshtė) ngadalėsojnė lėvizjen e ndėrtesės. Nė rastin e terminalit tė ri, ndėrtesės do i duhet t’i rezistojė njė tė pestės sė pėrshpejtimit qė do t’i duhej pa mbrojtjen nga tėrmeti.
Pėr fat tė mirė, skicimi i strukturave tė njė rendimenti tė tillė ėshtė bėrė i lirė dhe i lehtė. Njehsimet e rritura mundėsojnė simulime mė tė mira se si ndėrtesat do tė reagojnė kur i godet njė tėrmet.
Zekioglu dhe skuadra e tij e skicuan ndėrtesėn e tyre pėrmes 14 simulimeve tė ndryshme tė tėrmeteve.
“Ajo ēfarė ne kemi bėrė gjatė viteve tė shkuara ėshtė se ekzistojnė shumė teste nė mbarė botėn si tavolinat lėkundėse, laboratorėt testues, dhe ajo ēfarė ne bėjmė ėshtė tė marrim kėto tė dhėna… dhe tė testojmė aftėsinė e programit tonė kompjuterik tė simulimit sizmik”, tha ai.
Ky program, i quajtur Dyna, ėshtė zhvilluar sė pari nė Laboratorin Kombėtar tė Lawrence Livermore nė 1970. Ai mund tė pėrdoret pėr tė modeluar atė ēfarė do t’u ndodhė materialeve nėn tė gjitha kushtet e mundshme, nga pėrplasjet e makinave te tėrmetet dhe te shpėrthimet me bombė.
Programi kompjuterik ka lejuar inxhinierėt si Zekioglu tė shkojnė pėrtej plotėsimit thjesht tė kėnaqėsisė dhe objektivave tė pronarėve tė strukturės. Ju nuk doni njė aeroport (ose njė spital) tė qėndrojė ende mė kėmbė pas njė tėrmeti, ju doni qė ai tė jetė funksional.
Terminali i ri ėshtė projektuar t’i rezistojė njė tėrmeti prej 8.0 ballėsh.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Ndėrtesa me e sigurt nga tėrmetet mė te madha nė botė Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Ndėrtesa me e sigurt nga tėrmetet mė te madha nė botė Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi