Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Tradhtia” e Vesës ndaj Besfort Hasanajt

Shko poshtë

“Tradhtia” e Vesës ndaj Besfort Hasanajt Empty “Tradhtia” e Vesës ndaj Besfort Hasanajt

Mesazh nga Nora Fri Jul 08, 2011 6:13 pm

“Tradhtia” e Vesës ndaj Besfort Hasanajt 08-ves_0807111644_1


Këngëtarja kosovare Vesa Luma është fyer nga Besfort Hasanaj, njeriu që poston vazhdimisht në YouTube videoklipet dhe xhirimet e artistëve shqiptarë, raporton Standard.

Përmes një komunikate për shtyp, ai ka bërë me dije për mediet se Vesa, të cilën ai e cilëson “lopë”, e ka “tradhtuar”, pasi ka shkelur kontratën që kishte nënshkruar me të në janar të këtij viti për publikimin dhe shpërndarjen e klipeve të saj në Youtube deri më 30.12.2015.

Vesa ka ndryshuar qëndrim, pasi ka nënshkruar një kontratë tjetër, sipas tij, “të fshehtë” me Aldor Ninin, juristin e kompanisë “Easycom”, që mbron artistët shqiptarë nga pirateria. Hasanaj ka shkruar në faqen e tij në internet se Aldor Nini, të cilin ai e cilëson grek, ka krijuar një lidhje dashurie me këngëtaren bionde, ndërsa ajo jetonte në Tiranë pasi merrte pjesë në spektaklin “Dancing with the stars”.

Vesa ka reaguar menjëherë. “Sapo lexova shkrimin më qesharak që kam parë ndonjëherë. Një njeri i quajtur Besfort Hasanaj, me fjalorin e tij prej rrugaçi flet për mua dhe këngëtarë të tjerë e kompozitorë të njohur, duke pretenduar se videot e këngëtarëve shqiptarë janë pronë e tij”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, Aldor Nini ka thënë se Vesa nuk ka nënshkruar që Hasanaj të fitojë para prej saj, dhe ka pohuar se ka procedurë gjyqësore në Gjermani kundër tij.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
“Tradhtia” e Vesës ndaj Besfort Hasanajt Left_bar_bleue100 / 100100 / 100“Tradhtia” e Vesës ndaj Besfort Hasanajt Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi