Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kaltrina: Dritoni është i veçantë

Shko poshtë

Kaltrina: Dritoni është i veçantë Empty Kaltrina: Dritoni është i veçantë

Mesazh nga Nora Thu Jul 14, 2011 4:03 pm

Kaltrina: Dritoni është i veçantë F.0714110816946_m

Kaltrina Selimi, e cila ka kohë që është e fejuar me Dritonin, gjatë një interviste për Telegrafi është shprehur se i fejuari i saj është më i veçanti nga të gjithë meshkujt tjerë.
“Përderisa është me mua, mendoj që është më i veçanti nga meshkujt e tjerë. Vlerësoj shumë gjëra tek ai, ndër të tjera respektin dhe kujdesin që ka ndaj meje”, ka thënë Kaltrina.

I fejuari i Kaltrinës jeton dhe vepron në Londër ku menaxhon një restorant dhe është kontabilist i diplomuar. Ajo ka treguar se përveç kujdesit që kanë për njëri tjetrin, çifti ka edhe grindje edhe pse ato janë shumë të rralla.

“Zënkat tona janë të rralla, por edhe kur zihemi gjithmonë bëhet fjalë për imtësia”, ka thënë këngëtarja.

Kaltrina ka rrëfyer se pavarësisht angazhimit të saj në karrierë ajo i jep shumë hapësirë edhe jetës private.

“Dihet që ne artistët kemi më pak kohë për jetë private, mirëpo unë maksimalisht i jap rëndësi dhe i lë vetes hapësirë për ta shijuar” , ka pohuar ajo.

Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Kaltrina: Dritoni është i veçantë Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Kaltrina: Dritoni është i veçantë Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi