Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një rrjet shpellash lidhte Evropën 12.000 vjet më parë

Shko poshtë

Një rrjet shpellash lidhte Evropën 12.000 vjet më parë  Empty Një rrjet shpellash lidhte Evropën 12.000 vjet më parë

Mesazh nga D3M1 Sat Aug 06, 2011 11:32 pm

Një rrjet shpellash lidhte Evropën 12.000 vjet më parë  F.0806210102816_m
Njeriu i kohës së gurit ka krijuar një rrjet të madh të tuneleve
nëntokësore që përshkon Evropën që nga Skocia e deri në Turqi, shkruan
Daily Mail.
Arkeologu gjerman Dr. Heinrich Kusch tha se
dëshmitë e tuneleve janë gjetur nën qindra vendbanime neolitike nëpër
tërë kontinentin e Evropës. Në librin e tij “Sekretet e derës
nëntokësore drejt një bote antike”, ai beson se pasi shumë prej këtyre
tuneleve nëntokësore kanë mbijetuar edhe pas 12 mijë viteve dëshmon se
rrjeti origjinal i tuneleve ka qenë i jashtëzakonshëm.

“Nëpër tërë Evropën kanë qenë mijëra tunele të tilla – prej veriut në
Skoci e deri në Mesdhe. Shumica nuk janë më të mëdha se sa një vrimë
krimbi – vetëm 70 centimetra të gjerë – por të mjaftueshëm për një
person për tu futur brenda. Ata kanë komunikuar, por ka pasur edhe vende
për pushim, ose depo dhe dhoma”. Këto shpella nuk kanë lidhen të gjitha
së bashku por është një rrjet shumë i madh nëntokësorë”, thotë Kusch.

Disa ekspertë besojnë se rrjeti ka qenë një mënyrë e mbrojtjes nga
grabitqarët derisa të tjerët besojnë se disa nga tunelet janë përdorur
si autostradat sot, për njerëzit të udhëtojnë të sigurt pa marrë
parasysh luftërat ose dhunën apo kushtet atmosferike mbi tokë.

Në libër thuhet se janë ndërtuar edhe kupola afër hyrjeve sepse Kisha
kishte frikë për ndikimin që këto tunele neolitike mund të përfaqësonin
dhe dëshironin ta mohonin ndikimin e tyre. Në disa raste janë zbuluar
edhe shkrime duke iu referuar tuneleve si një rrugëdalje drejtë
nëntokës.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Një rrjet shpellash lidhte Evropën 12.000 vjet më parë  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Një rrjet shpellash lidhte Evropën 12.000 vjet më parë  Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi