Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosovari që vrau dy gra në Zvicër

2 posters

Shko poshtë

Kosovari që vrau dy gra në Zvicër Empty Kosovari që vrau dy gra në Zvicër

Mesazh nga GentleMan Wed Aug 17, 2011 8:34 am

Shani. S 59 vjeç, është identiteti i shqiptarit nga Kosova që
vrau bashkëshorten e tij Sadete.Sh, dje në Pfaffikon të Zvicrës, shkruan
gazeta zvicerane Blick.
Kjo gazetë ka publikuar një storje
mbi familjen dhe tragjedinë që pësoi, duke u bazuar mbi rrëfimin e një
familjari të saj, transmeton INA.

Çifti bashkëshortor që me vite të tëra po jetonte në Zvicër kishin
pesë vajza dhe një djalë. Dhe pikërisht ishin vajzat e tij dhe sjellet e
tyre që filluan ta shqetësonin kryefamiljarin Shani.S, i cili ishte një
besimtarë i devotshëm mysliman.

Shqiprim Badalli, nipi i Sadetes së vrarë ka theksuar për Blick se
vrasësi Shani.S akuzonte dhe ushtronte dhunë ndaj gruas së tij, për
shkak të sjelljes së vajzave të tij.

“Vetëm dy nga vajzat mbanin traditën myslimane, ndërsa Shaniu
mendonte se vajzat e tjera ishin turpi i familjes së tij. Ai për vite me
radhë po e torturonte gruan e tij dhe së fundi e kishte prerë në trup
me gërshërë. Por, e sjellur në këtë situatë, Sadetja vendosi ta braktisë
bashkëshortin dhe të kërkojë divorcin dhe këtë e bëri”, theksoi
Shqipërimi.

Autoritetet policore dhe sociale në Zurich i kishin ndaluar Shaniut
që t’i afrohej familjes së tij dhe se ai një kohë të gjatë kishte
qëndruar në Kosovë. Por, kërcënimi i tij kishte vijuar se nëse do ta
braktiste bashkëshortja, ai do ta vriste atë, shkruan gazeta Blick.

Disa ditë më parë, bashkëshortja Sadete.S me ndihmën e punëtores
sociale Daniela.H, 48 vjeç , viktima e dytë e vrarë, kishte arritur ta
realizojë divorcin, i cili nuk i ka zgjatur shumë orë.

Kështu që, me të mësuar lajmin, Shani.S kthehet në Zvicër dhe dje
pasi që ka e përcjellë bashkëshorten e tij, i ka shkrepur armën në kokë,
duke e lënë të vdekur në afërsi të një hekurudhe në Pfaffikon,
transmeton agjencia INA.

Pas vrasjes së saj, ai ka shkuar në Qendrën sociale komunale ku ka
shkrepur armën edhe ndaj punonjëses Daniela.H, e cila ishte vënë në
shënjestër nga vrasësi, për shkak të vendimit të saj për të ndihmuar
divorcin dhe largimin e tij nga familja.

Shani.S, deri para do kohe njihej një punëtor i mirë në mesin e
zviceranëve. Ai ishte një besimtarë i denjë mysliman, duke u falur
rregullisht në xhaminë e këtij qyteti. Por, shqetësimet ndaj familjes së
tij dhe kërkesat e tij për të imponuar një jetë më tradicionale, kanë
qenë të kota.

Ai së fundi i kishte kërkuar gruas së tij që vajzat të mos punonin,
por të rrinin në shtëpi. kërkesat e tij nuk ishin realizuar dhe hasnin
në rezistencë, ashtu që Shani.S, në disa raste ishte denoncuar nga
familja dhe fqinjët për ushtrim të dhunës ndaj bashkëshortes dhe vajzave
të tij
GentleMan
GentleMan
The Legend´s
Web-Master
The Legend´sWeb-Master

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 11999
Mosha : 37
Viti: : 02/03/1987
Vendbanimi: : Ne Zemer tende :) :)
Aktiviteti :
Kosovari që vrau dy gra në Zvicër Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Kosovari që vrau dy gra në Zvicër Right_bar_bleue

Registration date : 26/05/2008

http://www.besa-bese.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kosovari që vrau dy gra në Zvicër Empty Re: Kosovari që vrau dy gra në Zvicër

Mesazh nga GentleMan Wed Aug 17, 2011 8:41 am

turp i madh qka ka bo ky shqiptar... turp me ardh hajt gruan por ka vrar zvicrranen pa asnje lloj faj ajo duke i mbrojt drejtat e njeriut ky naconalist vret 2 shpirta te pa fajshem.. gjynah gjynah i madh qka ndodh ne shqiptari
GentleMan
GentleMan
The Legend´s
Web-Master
The Legend´sWeb-Master

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 11999
Mosha : 37
Viti: : 02/03/1987
Vendbanimi: : Ne Zemer tende :) :)
Aktiviteti :
Kosovari që vrau dy gra në Zvicër Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Kosovari që vrau dy gra në Zvicër Right_bar_bleue

Registration date : 26/05/2008

http://www.besa-bese.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kosovari që vrau dy gra në Zvicër Empty Re: Kosovari që vrau dy gra në Zvicër

Mesazh nga Gonna Thu Aug 18, 2011 9:27 am

shumm keq :S
Gonna
Gonna
Moderator/e
Besa-Bess
Moderator/eBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 6605
Mosha : 37
Viti: : 27/10/1986
Vendbanimi: : Prishtina
Aktiviteti :
Kosovari që vrau dy gra në Zvicër Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Kosovari që vrau dy gra në Zvicër Right_bar_bleue

Registration date : 22/10/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kosovari që vrau dy gra në Zvicër Empty Re: Kosovari që vrau dy gra në Zvicër

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi