Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Indi, shtyhet dënimi i vrasësve të Gandhi

Shko poshtë

Indi, shtyhet dënimi i vrasësve të Gandhi Empty Indi, shtyhet dënimi i vrasësve të Gandhi

Mesazh nga ● E.D.W-M ● Tue Aug 30, 2011 11:52 am

Indi, shtyhet dënimi i vrasësve të Gandhi Gandhi-rajiv

Një gjykatë në jug të Indisë ka pezulluar ekzekutimin e tre personave të dënuar për komplotimin e vrasjes së kryeministrit Rajiv Gandhi në vitin 1991.

Personat në fjalë do të varreshin në litar në një burg në Tamil Nadu më 9 shtator, por tani ky dënim është shtyrë për tetë javë.

Presidenti i Indisë refuzoi apelin për mëshirë, të bërë më herët nga tre të dënuarit, avokatët e të cilëve deklaruan se afati për marrjen e vendimit, plot 11 vjet, është jokushtetues.

Vrasja e Rajiv Gandhi nga një atentator vetëvrasës i fraksionit terrorist Tigrat e Tamilit tronditi Indinë. Të tre personat kanë qenë të gjithë pjesëtarë të grupeve separatiste që u shkatërruan nga ushtria e Sri Lankës në vitin 2009.

Dy prej tyre janë nga Sri Lanka, ndërsa njëri është nga India. Vrasja e Gandhi shihej si një hakmarrje ndaj vendimit të tij për të dërguar trupa paqeruajtëse indiane në Sri Lanka në vitin 1987, kur ai ishte kryeministër.

Për vite të tëra rebelët mohuan vrasjen e tij, por në vitin 2006 shprehën pendimin e tyre për këtë ngjarje.
● E.D.W-M ●
● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 34
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
Indi, shtyhet dënimi i vrasësve të Gandhi Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Indi, shtyhet dënimi i vrasësve të Gandhi Right_bar_bleue

Registration date : 04/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi