Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Afganistan, shkarkohet gjenerali amerikan

Shko poshtë

Afganistan, shkarkohet gjenerali amerikan Empty Afganistan, shkarkohet gjenerali amerikan

Mesazh nga ● E.D.W-M ● Sun Nov 06, 2011 5:29 pm

Afganistan, shkarkohet gjenerali amerikan Shbagjenerali

Një general amerikan dhe një prej drejtuesve kryesorë të misionit në Afganistan është shkarkuar nga detyra e tij, pasi bëri komente ofenduese ndaj autoriteteve të Kabulit.

Gjeneral-majori Peter Fuller, numri dy i NATO-s në vend dhe përgjegjësi kryesor për stërvitjen e trupave afgane të mbrojtjes, deklaroi në një intervistë se “lidershipi i vendit është tërësisht i izoluar nga realiteti”.

Duke folur për presidentin Karzai, ai shtoi se shpresonte që të humbte në zgjedhjet që do të mbahet së afërmi dhe se “afganët mendojnë që SHBA është e mbushur me florinj dhe gjithçka është si Hollivudi. Ata nuk e kuptojnë sakrificën që ne bëjmë për të vendosur paqen në shtëpinë e tyre”.

Nuk është e qartë nëse Fuller është liruar përfundimisht nga detyra apo nëse thjesht do të transferohet në një pozicion tjetër. Departamenti i Shtetit, nëpërmjet një deklaratë, përcaktoi se “pikëpamjet e gjeneralit nuk ndajnë qëndrimin zyrtar të SHBA-së dhe nuk cënojnë marrëdhëniet e miqësisë që ekzistojnë midis dy shteteve”.

Në një incident të mëparshëm, gjenerali Stanley McChrystal u detyrua të jepte dorëheqjen si komandant i forcave amerikane në Afganistan në qershor 2010, pasi kritikoi publikisht disa funksionarë të lartë të administratës Obama.
● E.D.W-M ●
● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 34
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
Afganistan, shkarkohet gjenerali amerikan Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Afganistan, shkarkohet gjenerali amerikan Right_bar_bleue

Registration date : 04/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi