Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Itali, Berlusconi shtyn dorėheqjen

Shko poshtė

Itali, Berlusconi shtyn dorėheqjen  Empty Itali, Berlusconi shtyn dorėheqjen

Mesazh nga ● E.D.W-M ● Tue Nov 08, 2011 8:24 pm



Kryeministri i Italisė, Silvio Berlusconi, do tė japė dorėheqjen pas zbatimit tė disa reformave tė rėndėsishme, deklaroi 74-vjeēari pas takimit me presidentin Napolitano, gjatė tė cilit mediat kishin parashikuar dhėnien e dorėheqjes.

Pėrpara takimit tė realizuar gjatė mbrėmjes sė tė martės, Berluconi arriti tė kalonte projektbuxhetin nė parlament, por pa mundur votėn e shumicės, tė cilėn e humb pėr herė tė parė nė dy vitet e fundit mandatit.

Aleati kryesor i Kryeministrit, Umberto Bossi, falė tė cilit Berlusconi arrin tė ketė numrat e nevojshėm pėr tė drejtuar vendin, iu bashkua edhe ai thirrjeve pėr dorėheqjen e Silvios. Me 321 deputetė tė pranishėm nė sallė, pas bojkotit tė
Ju kėrkoj tani qė tė pranoni situatėn dhe tė shihni nė sy realitetin, qė ju thotė se nuk i keni mė numrat pėr tė qeverisur vendin opozitės, Kryeministrit i duheshin 316 vota pėr tė vazhduar tė kishte shumicėn, por 13 antarė tė koalicionit tė tij zgjodhėn tė votonin kundėr, nė atė qė u konsiderua nga Kryeministri si njė tradhėti.

Nga Brukseli, komisioneri pėr ekonominė, Ollie Rehn, i cilėsoi zhvillimet e fundit dhe situatėn financiare tė Italisė si “shumė shqetėsuese”.

Berlusconi humbet shumicėn nė parlament

Kryeministri italian Silvio Berlusconi ka humbur shumicėn nė Dhomėn e Deputetėve dhe u raportua pranė dorėheqjes mė parė gjatė ditės, pavarėsisht se arriti tė kalonte projektbuxhetin, nė njė seancė parlamentare maratonė gjatė sė martės.

Aleati kryesor i Kryeministrit, Umberto Bossi, i bėri thirrje 75-vjeēarit qė t’i hapė rrugė formimit tė njė qeverie teknike, qė do tė mundėsonte pėrmirėsimin e situatės tepėr delikate financiare tė vendit.

Ndonėse thirrje tė mėparshme pėr dorėheqje nga figura tė ndryshme politike janė injoruar, zėri i Bossi-t nuk mund tė mos pėrfillet, duke qenė se Berlusconi arrin tė formojė shumicėn vetėm falė koalicionin me partinė e tij, “Lega Nord”.

Si rrjedhojė, nė votimin pėr buxhetin, tė mbajtur rreth orės 16:00, pas bojkotit tė shumicės sė deputetėve tė Bossi-t, Berlusconi arriti tė grumbullonte vetėm 308 vota, mė pak se gjysma nė Dhomen me 630 deputetė.

Ndonėse buxheti u kalua gjithsesi pasi pėr ta miratuar duheshin shumica e deputetėve prezentė dhe jo shumica absolute, presioni mbi Berlusonin pėr dorėheqje ėshtė mė i madh se kurrė. “Ju kėrkoj tani qė tė pranoni situatėn dhe tė shihni nė sy realitetin, qė ju thotė se nuk i keni mė numrat pėr tė qeverisur vendin”, iu drejtua Berlusconi-t lideri i Partisė Demokratike, Luigi Bersani.

Ndėrkohė, sipas tė pėrditshmes “La Stampa” dhe disa mediave tė tjera tė mėdha, dorėheqja e Berlusconi-t do tė lajmėrohet gjatė mbrėmjes.

Kush mund tė jetė pasardhėsi i Berlusconit?

Pėr Italinė, nėse Berlusconi do tė japė dorėheqjen, nuk do tė jetė hera e parė qė shkohet nė qeveri teknike, popullore edhe nė kriza tė mėparshme ekonomike, si ajo e fillimit tė viteve 1990. Mediat italiane ofrojnė listėn e katėr kandidatėve kryesorė qė mund tė pasojnė Kryeministrin aktual.

Mario Monti

Ish-Komisioneri Europian i Konkurrencės ėshtė njė prej emrave mė tė lakuar. Nė kėtė detyrė, tė cilėt e mbajti ndėrmjet viteve 1999-2004, ai fitoi nofkėn “Super Mario”, pėr vendosmėrinė me tė cilėn luftoi bankat e fuqishme rajonale gjermane dhe bashkimin e kompanive “General Electric” me “Honeyėell”.

Kredencialet e tij nė Bruksel kanė origjinė qė nė mesin e viteve 1990, pasi shėrbeu nė periudhėn 1995-99 si Komisioner i Tregut tė Brendshėm dhe Shėrbimeve. Aktualisht 68 vjeē, profesori Lombard i ekonomisė zotėron mbėshtetjen e figurave tė mėdha politike italiane, si Gianfranco Fini dhe konsiderohet si njė prej ekspertėve financiarė mė tė mirė nė Europė.

Gianni Letta

I konsideruar gjerėsisht si krahu i djathtė i Berlusconit, nėse Kryeministri do tė largohet, Letta do tė ketė avantazhin e mbėshtetjes sė partisė mė tė madhe nė vend. Njė ish-gazetar dhe prezantues televizi, Letta ka qenė shefi i kabinetit tė Berlusconit nė tre prej qeverive tė tij.

Lidhjet e 76-vjeēarit me Berlusconin datojnė qė nė fillimin e viteve 1980, kur ai u shndėrrua nė njė biznesmen duke iu bashkuar grupit “Fininves”. Nė vitin 2006, ai humbi nė garėn pėr president tė Italisė, ndaj ish-drejtuesit tė partisė komuniste, Giorgio Napolitano.

Angelino Alfano

Njė prej “premtimeve” tė politikės italiane, 41-vjeēar, Alfano ka avantazhin e energjisė dhe karizmės, ndėrsa nė rolin e Ministrit tė Drejtėsisė, ėshtė shndėrruar nė Ministrin mė tė ri nė historinė moderne tė Italisė.

Nė tė shkuarėn, ėshtė vendosur shpesh nėn presion nga mediat, pėr faktin qė u bė nismėtar i njė ligji qė pengoi njė ndjekje penale pėr Berlusconin nė vitin 2009.

Njė ndjekės besnik i Berlusconit qė prej mesit tė viteve 1990, avokati siēilian u shndėrruar nė lider tė Partisė sė Lirisė kėtė verė, pasi partia e tij humbi nė zgjedhjet vendore nė Milano dhe Napoli, dy ish-bastione tė kėtij krahu politik.

Renato Schifani

Ashtu si kolegu i tij Alfano, Kryetari i Kuvendit ėshtė njė avokat nė profesion dhe prej kohėsh besnik i Kryeministrit Berlusconi. Nė vendin qė mban, Schifani do tė shndėrrohej automatikisht nė president tė vendit nė rast tė vdekjes sė 86-vjeēarit Napolitano.

61-vjeēar, Schifani gėzon disa avantazhe. Ai zotėron pėrvojėn e mjaftueshme dhe njėkohėsisht, ėshtė aq i ri sa duhet pėr tė udhėhequr njė qeveri teknike nė kėtė situatė tė vėshtirė. Megjithatė, pritet tė jetė e vėshtirė qė opozita tė miratojė kėtė alternativė, pasi ashtu si Alfano dhe Letta, edhe Schifani ėshtė njė bashkėpunėtor i ngushtė i Berlusconit.


Berlusconi: Kemi problem serioz me numrat

“Djema, tė vendosim se cfarė do tė bėjmė. Mesa duket kemi njė goxha problem me numrat”.

Kjo ėshtė deklarata e kryeministrit Italian, Silvio Berluskoni drejtuar disa prej deputetėve tė partisė sė tij, PDL pas votimit tė buxhetit Italian pėr vitin e ardhshėm.

Deklarata u lėshua pasi buxheti kaloi me vetėm 308 vota pro, nė mungesė tė aleatėve tė Lidhjes sė Veriut, parti e Umberto Bosit, qė nga ana e tij i ka bėrė thirrje publike Berluskonit tė tėrhiqet.
● E.D.W-M ●
● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 34
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
Itali, Berlusconi shtyn dorėheqjen  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Itali, Berlusconi shtyn dorėheqjen  Right_bar_bleue

Registration date : 04/01/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi