Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhjetė njerėzit mė tė fuqishėm nė Shqipėri

Shko poshtė

Dhjetė njerėzit mė tė fuqishėm nė Shqipėri Empty Dhjetė njerėzit mė tė fuqishėm nė Shqipėri

Mesazh nga Zyma Sun Dec 11, 2011 9:27 pm

Dhjetė njerėzit mė tė fuqishėm nė Shqipėri SaliBerisha_1432780c
Duke marrė shkas nga publikimi i listės nė revistėn prestigjioze amerikane “Forbes” dhe “Foreign Policy” mbi njerėzit mė tė pushtetshėm nė botė, gazeta “Tirana Observer”, pėr tė disatin vit radhazi analizon se kush janė 10 njerėzit mė me ndikim nė Shqipėri.

Nė pamundėsi pėr tė pėrdorur tė gjitha kriteret dhe parametrat e “Forbes” apo “Foreign Policy”, kjo listė ka synon tė bėjė njė klasifikim se kush janė sot njerėzit mė tė pushtetshėm. Dhe ja cilėt janė kėta sipas Tirana Observer.

1. Sali Berisha

Kryeministėr i Shqipėrisė

Vjeē: 67

Sali Berisha, njeriu mė i pushtetshėm nė Shqipėri. Aktualisht qėndron nė krye tė qeverisė. Ėshtė nė krye tė Partisė Demokratike qė prej 20 vjetėsh. Nė dorėn e tij ndodhen projektet mė tė mėdha tė Shqipėrisė dhe prej vullnetit dhe punės varen fatet e hyrjes sė Shqipėrisė nė BE. Ėshtė politikani mė karizmatik nė vend dhe po aq kontrovers nė tė njėjtėn kohė. Arriti tė anėtarėsojė vendin nė Aleancėn Atlantike, por nė tė njėjtėn kohė ėshtė i rrethuar gjithmonė nga polemika. Ėshtė i akuzuar pėr trazirat e vitit 1997 dhe sė fundmi opozita e akuzon edhe pėr afera korruptive dhe pėrgjegjės nė tragjedinė e Gėrdecit, ku humbėn jetėn 26 persona dhe u plagosėn mbi 300 tė tjerė, apo vjedhjen e zgjedhjeve. Ndėrkohė ai ka arritur tė vendosė me mjeshtri nėn tė njėjtėn ēadėr qeverisėse, por edhe duke humbur pikė mes demokratėve, edhe ish-kundėrshtarin e tij tė betuar Ilir Meta.

2. Edi Rama

Kryetar i Partisė Socialiste

Vjeē: 47 vjeē

Ėshtė lideri i opozitės dhe drejton partinė mė tė madhe nė vend. Gėzon mbėshtetjen e 700 mijė simpatizantėve tė majtė qė e votuan nė zgjedhjet e fundit parlamentare. Ėshtė njeriu qė ka nė dorė pothuajse gjysmėn tjetėr tė fateve tė vendit. Ai qėndroi mbi 10 vjet nė krye tė bashkisė mė tė madhe nė vend, tė cilin e humbi kėtė vit mes 100 polemikash, ku PS thotė prerė se mandati i Ramės u vodh. Nė mandatin e tij tė parė i ndryshoi fytyrėn njė kryeqyteti tė katandisur me kioska, falė njė vizioni rinovues urbanistik. Dy mandatet e tjera ishin mė zhgėnjyese. Aktualisht ndodhet nė opozitė dhe lideri i vetėm i saj, pasi nė horizont nuk duket ndonjė politikan qė mund ta zėvendėsojė nė krye tė PS-sė. Partinė sė fundi e ka “pikturuar” si ka dashur vetė, duke vėnė nė pozicionet kyēe tė saj mbėshtetėsit e tij. Duke mos harruar qė nė Parlament ka plot 64 deputetė.

3. Bamir Topi

President i Republikės sė Shqipėrisė

Vjeē:54

President prej mė shumė se katėr vjetėsh, vjen nga radhėt e Partisė Demokratike. Ishte numri dy pas Berishės dhe tani drejton institucionin mė tė lartė tė shtetit, por i shpallur armik nga partia “mėmė”. Edhe pse me kompetenca tė kufizuara, prapėseprapė ėshtė kthyer mė shumė nė njė zė kundėr kryeministrit dhe kryetares sė parlamentit, e cila ėshtė njė kundėrshtare e flaktė e tij. Raportet me kėta dy tė fundit tashmė janė mė tė akullta se kurrė, por Topi ka njė influencė tė madhe mbi politikėn shqiptare. Nė mjaft raste opozita e majtė i ka kthyer sytė nga Bamir Topi duke i kėrkuar tė tregohet i kujdesshėm pėrpara se tė japė njė verdikt pėrfundimtar mbi ligje tė veēanta qė i interesojnė vendit. Ėshtė i njohur si njė ekuilibrist i madh dhe nė ato situata tė cilat kanė kėrkuar njė vendim. Gjithashtu drejton edhe Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė dhe ėshtė aktiv nė vendimet mbi drejtėsinė. Pritet qė pas mbarimit tė mandatit presidencial tė krijojė njė parti tė re.

4. Aleksandėr Arvizu

Ambasador i Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė

Vjeē: 53

Mos u habisni fare pse njė amerikan ndodhet nė kėtė listė. Pasi Arvizu ka ndikim dhe pushtet nė Shqipėri mė shumė se Berisha dhe Rama sė bashku. Dhe ky pushtet vjen jo sepse Arvizu ka ndonjė post tė lart ekzekutiv, por mė shumė nga inferioriteti i politikanėve tanė ndaj ambasadės amerikane, rolit tė madh qė ka kjo ambasadė mbi zhvillimet politike, duke u bėrė shpesh herė arbitėr pėr shumė debate dhe duke dhėnė zgjidhje nė ēėshtje tė tjera tė vėshtira. Aq mė tepėr qė SHBA-ja pėr popullin shqiptar ėshtė aleati mė i madh i saj. Duke mos harruar qė pėr ēdo gjė qė nga goja e njė amerikani nė Shqipėri ėshtė ligj.

5. Ilir Meta

Kryetar i LSI-sė

Vjeē: 44

Lideri i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim njihet ndryshe edhe si pragmatisti mė i madh nė politikė. Aktualisht nė vendimmarrje ėshtė gjerėsisht mė i pushtetshėm se rivali i tij politik Edi Rama, pasi ai vėrtet drejton njė parti me vetėm katėr deputetė, por gjithashtu kjo parti drejton edhe katėr ministri mjaft tė rėndėsishme. Meta, ish-kryeministėr dhe ish-socialist nė tė njėjtėn kohė, ka drejtuar vendin dhe ka ushtruar pa frikė pushtetin e tij pėr tre vjet me radhė, deri nė momentin kur vendosi tė largohej nga partia mėmė. Tani drejton njė parti e cila deri dje ishte kundėrshtare e pėrhershme e Sali Berishės, ndėrsa tani ndodhet pėrkrah tij. Ka qenė zėri mė i fuqishėm qė kundėrshtoi miratimin e Kodit Elektoral dhe ishte aq i vendosur sa tė shkonte deri nė grevė urie dhe ngriu pėrfundimisht marrėdhėniet me liderin e PS, Edi Rama.

6. Ina Rama

Prokurore e Pėrgjithshme

Vjeē: 39

Ėshtė kryeprokurorja mė e re sė cilės i ka rėnė mbi supe procese tė rėndėsishme pėr t’i menaxhuar. Drejton institucionin mė delikat tė vendit qė ka pėr detyrė vetėm tė akuzojė. Ndodhet nė mėnyrė konstante nėn presionin e politikės dhe deri tani ka pėrballuar proceset mė tė vėshtira tė kėtij dhjetėvjeēarit tė fundit. Humbi dy betejat me gjykatėn ndaj dy ministrave tė qeverisė Berisha: Lulzim Bashės dhe Fatmir Mediut, kurse tani ėshtė nė proces gjyqi ndaj Ilir Metės dhe “21 Janarit”. Ina Rama ka krijuar marrėdhėnie tė mira me homologėt evropianė dhe ėshtė e besuara e ambasadės amerikane nė Shqipėri.

7. Jozefina Topalli

Kryetare e Kuvendit

Vjeē: 48

Kryetarja e Kuvendit drejton njė parlament tė mbushur me burra, por Topalli e drejton kėtė parlament me dorė tė hekurt. Pėr kėtė pyesni deputetėt e opozitės kur u ulėrin apo kur i pėrjashton. Ėshtė njė nga besniket e kryeministrit Berisha dhe udhėton nė tė njėjtėn gjatėsi valėsh me kėtė tė fundit. Ka influencė nė parlamentin shqiptar si gjatė mandatit tė kaluar dhe kėtė aktual. Nė mjaft raste ka debatuar me opozitėn dhe nė rastin e deputetit socialist Taulant Balla nxiti truprojat ta nxirrnin pėrjashta me frazėn e famshme nė dialekt “Nxirreni prej zhelesh kėtė”. Ajo ka njė konflikt edhe me Lulzim Bashėn, ku sė fundi debatuan ashpėr pėr fjalimin e lamtumirės nė varrimin e Leka Zogut I.

8. Lulzim Basha

Kryetar i Bashkisė sė Tiranės

Vjeē: 37

Padyshim ėshtė numri dy nė Partinė Demokratike dhe pasardhėsi i Sali Berishės. Ka qenė nė tė gjitha ministritė mė tė rėndėsishme nė vend, duke filluar tek Transportet, mė pas tek ministria e Jashtme dhe po ashtu edhe ministėr i Brendshėm, veē posti i kryeministrit i ka ngelur pa provuar. Tani ėshtė kryetari i bashkisė mė tė madhe tė vendit, duke mundur liderin e opozitės Edi Ramėn. Basha bėn pjesė tek prurjet e reja nė Partinė Demokratike e cila e katapultoi nė ministrinė e Transporteve. Por shumė shpejt ai do tė bėhej shėnjestėr kryesore e opozitės si mbartės i korrupsionit nė shifra qė arrijnė miliona euro. Atė qė nuk arriti dot si ministėr i Transporteve do ta realizonte si ministėr i Jashtėm, nė momentin kur do tė bėhej dėshmitar i anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO. Gjatė kėsaj periudhe do tė ndėrmerrte njė aktivitet tė ngjeshur diplomatik. Shumė thonė se ai do tė zėvendėsojė Berishėn nė krye tė PD-sė.

9-Filip Ēakuli

Drejtues i “Fiks Fare”

Vjeē: 56

Filip Ēakuli hyn nė kėtė listė sepse ėshtė jo vetėm njė ndėr gazetarėt mė tė njohur nė vend, por si drejtues i njė emisioni satirik-hulumtues ai deri tani ka rrėzuar dy ministra. Njėri u shkarkua pėr 4 minuta (Ylli Pango), tjetri dha dorėheqjen vetė (Ilir Meta). Cili emision tjetėr nė Shqipėri, por edhe nė Evropė ka rrėzuar dy ministra nė njė kohė tė shkurtėr? “Fiks Fare” ėshtė kthyer nė ankth pėr shumė nga figurat qė qeverisin vendin, pasi nė tė del ndonjė video tek “Fiks Fare” mund t’i thuash lamtumirė karrierės politike.

10. Blendi Fevziu

Gazetar

Vjeē: 42

Ėshtė gazetari mė i famshėm dhe mė i paguar nė Shqipėri. Blendi Fevziu dikur ishte njė nga gazetarėt e parė tė gazetės opozitare postkomuniste RD, sot jo vetėm moderatori mė i famshėm, por edhe njeri me mjaft ndikim nė politikėn e vendit. I diplomuar pėr gjuhė-letėrsi ėshtė njėkohėsisht edhe autor i disa librave, ku sė fundi botoi njė biografi pėr Enver Hoxhėn, biografi e cila ka hapur shumė debate.


Zyma
Zyma
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 14562
Mosha : 40
Viti: : 14/09/1983
Vendbanimi: : Istog-Shqiperia e madhe
Aktiviteti :
Dhjetė njerėzit mė tė fuqishėm nė Shqipėri Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Dhjetė njerėzit mė tė fuqishėm nė Shqipėri Right_bar_bleue

Registration date : 25/06/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi