Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Blerim Destani flirton me Dafina Zeqirin

Shko poshtë

Blerim Destani flirton me Dafina Zeqirin Empty Blerim Destani flirton me Dafina Zeqirin

Mesazh nga Nora Mon Dec 12, 2011 2:25 pm

Blerim Destani flirton me Dafina Zeqirin 12destani_1212111416_1

Ai është një nga meshkujt që sa herë që shihet me një femër, të gjithë janë gati ta konsiderojnë të lidhur me të. Kështu ka ndodhur më herët me personazhe mediatike si Albana Osmani, Altuna Sejdiu etj., ndërsa këtë herë për aktorin tetovar po spekulohet se po flirton me këngëtaren e muzikës R’N’B, Dafina Zeqiri, e sapo ndarë nga i fejuari, Krenar Çoçaj.

Dyshja janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit, për më tepër duke konsumuar një nga pasionet e aktorit të “Dossier K”, puron kubaneze. Me këtë rast, këtij rituali i është bashkuar edhe këngëtarja që njihet me emrin e artit Duffy, si dhe një mik tjetër i tyre, transmeton portali shqiptar i Maqedonisë “Zhurnal”.

Blerimi njihet si një personazh që ka luksin t’i dhurojë vetes kënaqësinë e veshjeve me emër, automjeteve luksoze, pushimeve në çdo vend të botës etj., por pavarësisht kësaj ai mbetet një mashkull shumë modest, gjë që mund të konstatohet lehtë në çdo intervistë të tij. Ndoshta pikërisht këtu qëndron edhe sharmi i tij, pasi duket sikur para këmbëve të tij është gati të “bjerë” çdo femër e showbizzit.

Me siguri, edhe këtë herë Blerimi do reagojë duke thënë se “Dafinën e ka thjesht mikeshë”, edhe pse ai nuk e ka zakon t’i mohojë thashethemet! Nga ana tjetër, me njohjet që ka ai ka ndihmuar shumë artistë të rinj drejt rrugës së suksesit, megjithëse ky nuk është rasti i Dafina Zeqirit.

Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Blerim Destani flirton me Dafina Zeqirin Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Blerim Destani flirton me Dafina Zeqirin Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi