Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si ndikojnė ngjyrat nė disponimin tonė

Shko poshtė

Si ndikojnė ngjyrat nė disponimin tonė Empty Si ndikojnė ngjyrat nė disponimin tonė

Mesazh nga Nora Wed Dec 14, 2011 8:48 am

Si ndikojnė ngjyrat nė disponimin tonė Ngjyrat-300x174

Ngjyra e kuqe te njeriu zgjon emocione tė fuqishme kontradiktore, ndėrsa e kaltra ėshtė e shkėlqyeshme pėr qetėsimin e stresit.
Ngjyrat luajnė rol tė madh nė jetėn tonė edhe pse shumė shpesh nuk u kushtojmė vėmendje shumė tė madhe.
Siē vėrteton njė numėr i madh i hulumtimeve, nuk ka dyshim qė ngjyrat dhe disponimi i njeriut janė jashtėzakonisht tė lidhura, shkruan huffingtonpost.com.
“Njeriu nė vete ka sistem tė lindur pėr reagim ndaj ngjyrave. Pėr shembull, kur shikoni ngjyrėn e kuqe, ju rritet numri i rrahjeve tė zemrės nė minutė. E kuqja ėshtė ngjyrė nxitėse dhe kjo ndodh nė nivele evolucionare-tė nėnvetėdijshme”, ka shpjeguar Leslie Harrington, drejtoreshė e shoqatės “The Color Association of The United States”. Ju zbulojmė, pra, se si reagojmė nė ngjyra.
E kuqja
Kjo ngjyrė e fuqishme zgjon emocione tė fuqishme si frikė, zemėrim por edhe pasion. Sipas ekspertėve, ngjyra e kuqe ėshtė mjaft e komplikuar dhe nuancat e saj shkaktojnė reaksione tė ndryshme emotive.
Disa hulumtime kanė treguar edhe qė femrat nė tė kuqe janė mė tėrheqėset pėr meshkujt, ndėrsa e kuqja pėr shumėkėnd ėshtė edhe simbol i dashurisė.
Me shekuj e kuqja ėshtė konsideruar si ngjyrė e pasionit ēka edhe nuk ēudit sepse bėhet fjalė pėr ngjyrėn tė cilėn e merr lėkura jonė kur jemi seksualisht tė interesuar dhe tė eksituar. Nė kuptim tė veshjes, e kuqja nuk ėshtė pėr ēdokėnd. Mund ta veshin njerėzit me shumė vetėbesim.
E kaltra
Dėshironi tė qetėsoheni pas ditės stresuese? Fokusojeni shikimin nė diēka tė kaltėr sepse kjo ėshtė ngjyra e cila ėshtė dėshmuar qė ul tensionin e gjakut. E kaltra e qetėson njeriun, por nuk e bėn depresiv. Ekspertėt konsiderojnė se kjo ndodh, sepse ngjyra e kaltėr ėshtė e pranishme nė natyrė.
Oqeani dhe qielli janė tė kaltėr dhe shkaktojnė qetėsim. Nė kuptim tė veshjes, mirė ėshtė tė vishni ngjyrė tė kaltėr kur jeni nė bisedė pėr punė, sepse kėshtu do tė lėni pėrshtypje tė parė tė mirė. E kaltra lidhjet me besimin, forcėn dhe stabilitetin.
E gjelbra
Ngjyra e barit, e gjetheve dhe vegjetacioni tjetėr tė pasur ėshtė e pranishme nė natyrė prandaj edhe bart konotacione pozitive. Thonė qė ėshtė ngjyrė e shkėlqyer pėr relaksim dhe freski dhe pėr ripėrtėritjen e energjisė.
Ngjyra e gjelbėr lidhet me natyrėn dhe rritjen, por edhe me rilindjen. Ėshtė e kėndshme pėr sy dhe nė kuptim tė veshjes u rekomandohet tė gjithėve sepse tė gjithėve u rri mirė.
E verdha
Kjo ngjyrė nė vete mbart edhe konotacion pozitiv, edhe negativ – nga gėzimi, hareja, lumturia e deri te lakmia dhe sėmundja. Spektri i emocioneve njerėzore varet nga ajo se pėr cilėn nuancė tė sė verdhės bėhet fjalė.
Nėse bėhet fjalė pėr tė verdhėn e mbyllėt tė ngrohtė, atėherė tek ne do tė zgjojė emocione pozitive. Por nėse ėshtė fjala pėr nuancat e ftohta, atėherė tek ne do tė nxisė refuzim, ndėrsa tek disa njerėz madje edhe emocione tė forta tė pakėndshme. Njerėzit qė vishen me ngjyra tė ngrohta tė sė verdhės, ekspertėt thonė qė janė mė tė hapur, mė tė afėrt dhe mė tė qasshėm.
E portokallta
E portokallta ėshtė kombinim i ngjyrės sė verdhė dhe tė kuqe, ndėrsa zgjon emocione pozitive. Nėnvetėdija e njeriut e pėrjeton si entuziaste dhe kreative. Kjo ėshtė ngjyrė e cila, siē thonė ekspertėt, simbolizon vitalitet dhe qėndrueshmėri.
Ėshtė zgjidhje e shkėlqyeshme nė veshje tek njerėzit qė dėshirojnė tė jenė pak mė ndryshe se tė tjerėt, por megjithatė nuk dėshirojnė tė theksohen pėr sė tepėrmi. Ėshtė zgjidhje e shkėlqyer pėr veshjet sportive, sepse ėshtė vitale edhe nė njėfarė mėnyrė nxit pėr ushtrime.


Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
Si ndikojnė ngjyrat nė disponimin tonė Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Si ndikojnė ngjyrat nė disponimin tonė Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi