Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Interneti na ndryshon trurin

Shko poshtë

Interneti na ndryshon trurin  Empty Interneti na ndryshon trurin

Mesazh nga Daffina Wed Dec 21, 2011 12:30 pm

Interneti na ndryshon trurin  Internetitruri-1

Interneti duke se do të sjellë në evoluim të njeriut. Një studim tregon se rrjetet sociale dhe interneti mund të jenë duke ndryshuar trurin e njeriut dhe jetën tonë sociale. Studimi ka vrojtuar pamjen 3D të trurit të 125 studentëve nga Londra.

Nga skanimi i trurit u vu re se ka një lidhje mes numrit të miqve në Facebook dhe madhësisë së caktuar të trurit në disa zona. Por nuk është e qartë nëse përdorimi i rrjeteve sociale rrit materien gri apo ata me këtë strukturë truri janë më të aftë për të bërë shokë.

“Nuk mund të mohohet më impakti i jashtëzakonshëm që interneti ka patur në jetët tona, por për momentin kuptojmë shumë pak rreth impaktit të tij në trurin tonë, i cili është një prej pjesëve që ndryshon më shpejt gjatë evolucionit të njeriut”, u shpreh John Williams, shefi i kabinetit të neuroshkencës në Wellcome Trust.

”E gjithë pyetja që shtrojmë tani është se sa kohë duhet që të ndodhin ndryshime të vërteta në trurin tonë. Nëse kjo do të vërtetohet, atëherë interneti do të shndërrohet në katalizatorin më të shpejtë evolutiv në historinë e njerëzimit”, u shpreh një prej udhëheqësve të studimit, doktoresha Ryota Kanai.
Daffina
Daffina
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 3911
Vendbanimi: : Kosov
Aktiviteti :
Interneti na ndryshon trurin  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Interneti na ndryshon trurin  Right_bar_bleue

Registration date : 01/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi