Nëna afgane që lindi gjashtnjakë
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1 • Share
Nëna afgane që lindi gjashtnjakë

Një grua lindi gjashtënjakë në qytetin verior të Mazar e Sharif në
Afganistan, duke u bërë “heroina” në mediat dhe popullin vendas.
Lindja bëhet më e pazakontë nisur nga fakti, se gruaja 24-vjecare
vinte nga zonat rurale të provincës dhe nuk ishte paralajmëruar për
shtatzëninë e saj me gjashtë fëmijë.
Autoritetet thanë se ajo lindi gjashtë fëmijët, 3 djem dhe 3 vajza
brenda ditës që u shtrua në spital. Fëmijët, sipas doktorëve, janë në
gjendje të mirë shëndetësore, vetëm se ndodhen nën peshë, me njërin që
peshon vetëm 700 gram.
“Nëna duhej të shtrohej në spital disa ditë më parë, nëse do ta dinte
se priste gjashtë fëmijë”, thotë doktori Miruais Rabi, duke deklaruar
se shëndeti i saj është i qendrueshëm.
Afganistani është një ndër vendet me lindshmërinë më të lartë në
botë, por është gjithashtu ndër të parët me vdekshmërinë më të lartë
foshnjore. Studime të tjera pohojnë se ka ulje të vdekshmërisë si
foshnjore, ashtu edhe të fëmijëve, por sërish të dhënat tregojnë se 1
në 10 fëmijë ndërron jetë pa mbushur 10 vjec.
D3M1- Administrator/e
- Gjinija :
Numri i postimeve : 20774
Mosha : 30
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Registration date : 30/07/2009
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|