Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Iliri i ‘pavarėsisė’

Shko poshtė

Iliri i ‘pavarėsisė’ Empty Iliri i ‘pavarėsisė’

Mesazh nga D3M1 Fri Feb 17, 2012 6:39 pm

Iliri i ‘pavarėsisė’ F.0217191803401_m
Artisti i mbi 600 kėngėve epike, historike, dhe lirike,
pjesėmarrėsi i mbi 1000 koncerteve jashtė dhe brenda (kryesisht
humanitare), njeriu qė pėrmes kėngėve theu mure, ngjalli ndjenjat
kombėtare dhe ishte logjistikė e zėrit tė kombit, Ilir Shaqiri, padyshim
ka zgjuar Ilirinė. Ai, tashmė ėshtė bėrė njė ikonė, i cili aq bukur ka
artikuluar kėrkesat e shqiptarėve pėr liri dhe pavarėsi nė njė kohė kur
kjo ishte e ndaluar. Kėngėt e tij emblematike, stili i veēantė,
intelektualizmi i teksteve, pėrkushtimi deri nė flijim, bėri qė fusha tė
duket mė e gjelbėruar, mali mė i lartė, atdheu mė i dashur dhe mė i
shtrenjtė.

Intervistoi: Gazmend Kajtazi

I lindur nė Burojė tė Drenicės, nė dhjetor tė vitit 1960, Iliri ka
studiuar pėr gjuhė dhe letėrsi shqipe, ėshtė Magjistėr i Letėrsisė.
Ėshtė fituesi i shumė ēmimeve tė rėndėsishme si: Kėngėtari Emblematik i
Ballkanit, Nderi i Odės Dibrane, Artist i Merituar i dekoruar nga
Presidenti i Shqipėrisė. Ilir Shaqiri, krijon muzikė dinjitoze, etnike
dhe ai pėrmes zėrit tė tij ka bėrė ringjalljen e ndjenjave kombėtare.
Opusi i tij paraqet dramėn kosovare, kurse njė karakteristike veēuese
ėshtė edhe ajo se ai Kosovėn tė gjithėve ua ka bėrė mė tė afėrt dhe mė
tė dashur.

Autori i kėngėve – ikonė, “Falė tė qoftė gjaku Kosovė”, "D'jem
petrita ka rrit Drenica", "Luma e kuqe ka lidh bese", “Fjalėt e
qiririt”, ”Udhėt e mia”,”Jam Evropė”, ”Sėrish vjen marsi”, e shumė tė
tjera, janė veēuar si hite jo vetėm tė vitit, por edhe tė dekadės e pse
edhe jo tė shekullit. Derisa luftėtarėt e lirisė, kanė luftuar me topa,
Iliri, ka luftuar me “raketa”, ėshtė njė vlerėsim i gjeneralit Kudusi
Lama. Iliri, sikur e kishte ndjerė pavarėsinė e Kosovės, prandaj, disa
muaj mė parė, e kishte kompozuar kėngėn, e cila ishte interpretuar pėr
herė tė parė me 17 shkurt tė vitit 2008, pikėrisht nė ditėn e shpalljes
sė pavarėsisė sė Kosovės.
Prandaj, edhe kjo intervistė e ka edhe simbolikėn e vet, pra, po e
zhvillojmė nė katėrvjetorin e pavarėsisė sė Kosovės, pėr tė cilin Ilir
Shaqiri, dha aq shumė nga shpirti i tij artistik.

Z. Ilir, e cekėm kėngėn e pavarėsisė, jo pa qėllim. A ėshtė e
vėrtetė se ju e keni ditur se pavarėsia do tė ndodhė, madje keni qenė
edhe parashikues i datės sė saktė?

Pas luftės ēlirimtare tė gjithė kemi besuar se pavarėsia e Kosovės do tė
vjen brenda 3 vitesh, por kjo nuk ndodhi. ‘Unmik’-u bėnte eksperimente
me ne dhe politikėn e Kosovės e bėnin pėrkthyesit e papėrgjegjshėm.
Ecjes sė Kosovės pėrpara i kishin vėnė shumė pengesa, shumė kushte.
Megjithatė Kosova e meritonte pavarėsinė e saj dhe pas zgjedhjeve tė
vitit 2007 u bė e qartė se pavarėsia do bėhej shpejt. Unė, Kėngėn pėr
pavarėsinė e kam krijuar dhe interpretuar njė vit para se tė ndodh
pavarėsia. Arti ka dhuntinė qė t’u paraprijė ngjarjeve tė mėdha, kjo ka
ndodhur gjithmonė me krijimet e mia. Datėn e saktė tė shpalljes sė
pavarėsisė e kam ditur nė dhjetor tė vitit 2007, sepse mė ėshtė thėnė se
me datėn 17 shkurt duhet tė jesh nė Kosovė!

Sikurse thamė, jeni shembull qė me zėrin tuaj keni krijuar
idenė e lirisė sė Kosovės, e keni ushqyer atė dhe e keni pėrjetėsuar. Si
ndihet njė artist kur projekti i tij kombėtar bėhet realitet, kurse
puna e tij ngritėt nė altar?

Nėse artisti frymon me ndjenjat e popullit tė tij, asnjėherė nuk gabon.
Unė gjithmonė kam dashur qė ndjenjat, kėrkesat dhe dėshirat e popullit
tim t’i artikuloj pėrmes kėngės. Ėshtė ndjenjė madhėshtore kur dėshirat e
popullit realizohen ashtu siē thoshte kėnga.

Jeni ndėr kėngėtarėt e rrallė qė i kėndoni tė gjitha zhanret
dhe teknikat e muzikės, madje ka raste kur me tė drejtė vlerėsoheni edhe
njė tenor. Megjithatė shquheni pėr epikėn dhe lirikėn. Tė dy zhanret, i
‘shkrini’ dhe i kėndoni me aq pasion e me aq zjarr dhe mall. Ju aq
bukur e keni portretizuar luftėtarin shqiptar, poaq sa edhe shpirtin e
kombit liridashės?

Luftėtarėt e parė tė lirisė, i kam gjetur nėpėr libra dhe i kam sjellė
nė kėngė, mė vonė kėta luftėtarė i kam takuar personalisht dhe kam pas
fat qė kam takuar Shaban Jasharin, Hamėz e Adem Jasharin, tri portrete
Skėnderbegjanė tė kombit shqiptar. Lum ata qė ua kanė dhėnė dorėn kėtyre
tre burrave, posaēėrisht lum ata artistė tė cilėt do t’i ndjek deri nė
varr portreti i tyre titanik.

Keni bashkėpunuar mė shumė kompozitorė dhe poetė, por edhe
vet njiheni si tekstshkrues dhe kompozues, dmth, jeni treguar i
suksesshėm nė tė gjitha hullitė e artit muzikor. A ka qenė njė sfidė,
sepse nuk thuhet kot, “duhet tė durosh dhembjesh qė tė korrėsh fitoren”?

Mė shumė se poezi kam shkruar muzikė. Kam bashkėpunuar me krijuesit mė
tė mirė shqiptar si nė poezi ashtu edhe nė muzikė, gjithmonė duke u
pėrpjekur nė gjetjen e tė bukurės nė kėngėn e krijuar. Kėnga ėshtė
ndjenjė, dhembje, ėshtė fuqi qė shpėrthen pandalshėm nė hapėsirat e
Atdheut tonė tė dashur.

Zėri juaj ka shkuar nė ēdo shtėpi dhe sikur ka qenė njė
kushtrim pėr liri dhe pavarėsi. A ndjeheni krenar pėr kėtė qė keni bėrė
dhe a mendoni artistit i shpaguhet mundi dhe sakrifica e cila nė Kosovė
ka qenė shumė prezente dhe e theksuar?

Kushtrimi i kėngės sime pėr liri e pavarėsi, ka hyrė nė ēdo shtėpi e
zemėr shqiptare. Ndjehem i lumtur pėr lirinė e pavarėsinė e vendit tim,
ndjehem i lumtur pėr vlerėsimin qė mė bėjnė njerėzit gjithandej ku
jetojnė shqiptarėt. Nė vitin 2000 derisa po zbrisja nga makina nė Vlorėn
e Ismail Qemalit, njė plakė afėr tetėdhjetave pasi mė pyeti se, a jam
“ai kėngėtari kosovar, Ilir Shaqiri”, mė puthi nė ballė dhe mė tha: “Sa
herė kėndoje pėr Kosovėn, ne tė gjithė tė besonim shumė, mos vdeksh
kurrė”! Tėrė jetėn time kam mėsuar tė jem i vėrtetė, i thash. Edhe
vlerėsimet institucionale i kam marrė nga shteti shqiptar, nė vitin 2011
jam dekoruar nga presidenti i republikės sė Shqipėrisė me urdhrin,
Artist i Merituar - Naim Frashri i Artė.

Ju njohim edhe si njeri qė keni hapur pus tė ri nė
krijimtari, por asnjėherė nuk keni pėshtyrė nė pusin e vjetėr. Pra, e
vlerėsoni tė kaluarėn, e ēmoni tė tashmen dhe besoni nė tė ardhmen, gjė
qė nuk e bėjnė tė gjithė kėngėtarėt?

Njerėzit duhet tė njohin tė kaluarėn, tė dinė nga kanė ardhur, nė mėnyrė
qė tė dinė kah tė shkojnė. Nė krijimtari kjo ėshtė mė se e domosdoshme.
Krijimtaria ime bazohet nė kėto parime, prandaj ėshtė e qėndrueshme
nėpėr kohė. Edhe vizioni pėr tė ardhmen duhet t’i ruaj rrėnjėt e veta,
vetėm kėshtu mund tė jemi dikushi dhe do tė jemi tė respektuar nga tė
tjerėt.

Jeni ndėr tė parėt qė keni marrė guximin tė dilni haptas
kundėr okupimit dhe keni kėnduar nė favor tė luftės dhe ēlirimit. Keni
patur pasoja pėr kėtė guxim intelektual, apo e keni konsideruar kėtė si
diēka qė ėshtė i obliguar ta bėjė secili njeri pėr kombin e vet?

Ēdo shqiptar nė Kosovė ka reflektuar guximin nė mėnyrėn e vet, pėr t’u
kundėrvėnė nga pushtuesit. Mua mė ka takuar kėnga edhepse disa herė kam
dashur ta marr pushkėn nė dorė, por ushtarėt e Kosovės nuk donin ta
humbin njė artist qė kėngėn e bėnė mirė, e ta fitonin njė ushtar qė nuk
di tė luftojė si duhet me pushkė. Guximi intelektual nuk i ka munguar
Kosovės nė kėtė periudhė tė ēlirimit.

Sa herė qė ju ka thirrur zėri i atdheut, ju i jeni pėrgjigjur
me tingujt e zjarrtė deri nė kohėn kur nė Kosovė ka aguar liria dhe
pavarėsia aq e pritur dhe aq e dashur. Tash Kosova ėshtė e lirė, duke se
jeni pėrkushtuar njė zhanri tjetėr, atij lirik. A ėshtė kėshtu?

Krijimtaria ime vazhdon nė tė tri zhanret tė cilat i kam lėvruar gjatė
jetės sime krijuese. Tematika e kėngėve ndryshon me kohėn, por mbetet
realizimi dhe interpretimi dinjitoz i temės qė trajton kėnga. Lirika nė
kėngėn shqiptare ėshtė shumė e bukur, temat janė tė pashtershme edhe pse
ka diversitet trajtimesh dhe interpretimesh tė kėtyre kėngėve, nga cili
rreth ato vijnė, pėrsėri krijojnė njė unitet kulturo-kombėtar.

Kėngėt, “Dridhe Shkup e Shkodėr”, Princesha e
Dukagjinit”,”Lugina e dashurisė , “Moj shkupjane”, ”Po tė pres”, etj,
sikur e dėshmojnė kėtė. Ju e keni njė dashuri tė fjetur, pėr balada dhe
pėr kėngėt e dashurisė. A po zgjohet kjo dashuri pėr kėngėt ilirike nė
vrullin ilirian?

Kėto kėngė qė i pėrmende dhe shumė tė tjera, janė padyshim vlera tė
muzikės sonė lirike, brenda tyre ka gjetje poetike dhe muzikore, brenda
tyre ka interpretim. Ashtu siē punohet me pėrkushtim kėnga epike, ashtu
duhet t’i pėrkushtohemi edhe kėngės lirike. Unė pėr kėngėn epike ndjej
obligim, ndėrsa kėngėn lirike e kam pasion, ashtu siē i kam baladat
pasion.

Ju keni luajtur edhe nė disa filma tė Isė Qosjes, si psh nė
filmin “A.D – vite tė rėndėsishme”, pastaj nė shumė videoprojekte, por
mbeteni besnik kėngės sė pastėr shqipe duke u bėrė emblematiku i kėsaj
kėnge. A keni nė horizont plane tė prekshme dhe tė afėrta?

Bashkėpunimi me regjisorin Isė Qosja ka qenė shumė i frytshėm nė
karrierėn time. Me Isėn vazhdojmė tė jemi miq tė shkėlqyeshėm dhe
njėkohėsisht bisedojmė pėr projekte tė secilit prej nesh. Isa tani po
bėhet gati pėr realizimin e filmit mė tė ri i cili do tė fillon tė
xhirohet nė shtator tė kėtij viti, ndėrsa unė jam duke i shqyrtuar
mundėsitė pėr realizimin e njė koncerti me filarmoninė e Kosovės dhe
Big-bendin e RTK-sė, me rastin e 100 vjetorit tė pavarėsisė sė
Shqipėrisė.

Njiheni edhe si kėngėtar i ndjenjave dhe emocioneve. Kėngėt
“Poqari”, pastaj “Sėrish vjen marsi”, ” Bota e rinisė”,” Kėtu shkėlqen
plisi”, janė perla tė muzikės sė bukur shqiptare. Ju a jeni kėnaqur me
atė qė keni dhėnė, apo ende keni pėr tė thėnė?

Krijuesi ėshtė si kroi, ai shteron kur i shteron muza. Krojet e Kosovės
qė nga viti 1999 e kėtej nuk do tė shterojnė kurrė. Edhe krijuesit
gjithmonė do tė krijojnė mbi jetėn e popullit tė mrekullueshėm shqiptar.

Duket se Korabi po ju trashėgon me aq pasion, por nė njė
zhanėr mė ndryshe. Megjithatė, ka diēka tuajėn. Nėse jo asgjė: modestinė
dhe krenarinė, virtyte kėto tė lindura dhe tė ēmuara.

Korabi ėshtė i edukuar mirė, ėshtė profesionalizuar pėr muzikė nė
Akademinė e Arteve tė Bukura nė Tiranė dhe tashmė e ka tė shtruar rrugėn
e vet artistike.

Nė fund, mė lejoni, t’ua uroj katror vjetorin e pavarėsisė me dėshirėn qė t’i kėndoni lirisė, pavarėsisė dhe bukurisė.
Faleminderit, urimet mė tė mira pėr Ju dhe pėr tė gjithė shqiptaret kudo qė janė.

Pas gjithė kėsaj qė u tha, ne do tė shtonim edhe kėtė: lum Kosova
qė e ka dhe ia paēim borxh pėr tėrė atė qė ka bėrė pėr Kosovėn.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Iliri i ‘pavarėsisė’ Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Iliri i ‘pavarėsisė’ Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi