Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Braktis të shoqin natën e martesës, nuk kishte WC në shtëpi

Shko poshtë

Braktis të shoqin natën e martesës, nuk kishte WC në shtëpi Empty Braktis të shoqin natën e martesës, nuk kishte WC në shtëpi

Mesazh nga Usa Sun Feb 26, 2012 9:21 pm

Braktis të shoqin natën e martesës, nuk kishte WC në shtëpi 23vjjom

Një nuse në Indi e ka braktisur të shoqin që natën e parë të martesës, kur vuri re se shtëpia e tij nuk kishte tualet.

Mund të duket si një ngjarje që nuk përbën lajm, por agjencia IANS ka gjetur rastin për të theksuar gjestin e nuses Anita Bai si një rebelim me domethënie të thellë sociale.

Arratisja e nuses indiane ka zgjuar një lëvizje të vërtetë popullore në zonën e shtetit jugor Madhya Pradesh, ku edhe sot praktikohet zakoni mesjetar i kryerjes së nevojave personale në natyrë, një praktikë e ndjekur nga 660 milionë indianë e që ka pasur pasoja në higjenën publike dhe dinjitetin femëror.

Duke refuzuar këtë praktikë mesjetare, Anita është kthyer në një heroinë kombëtare dhe personazh në mediat indiane.

Një organizatë joqeveritare, Sulabh International, i ka dhënë asaj një çmim prej 500 mijë rupi (7700 euro), një shifër e madhe për mjerimin në fshatrat indiane.

Asaj i është dorëzuar personalisht ky çmim në Nju Delhi nga Bindeshwar Pathak, një mjek që prej 40 vjetësh lufton për të instaluar kulturën e WC-së brenda në shtëpi, si një instrument efektiv për të parandaluar sëmundjet, por edhe për të mbrojtur dinjitetin e femrave.

Gjesti i Anitës duket se nuk ka shërbyer vetëm për të sensibilizuar opinionin publik, por ka detyruar edhe dhëndrin të kërkojë një kredi për të ndërtuar një WC brenda shtëpisë, një “modë” e re që është ndjekur edhe nga shumë familje të tjera.

Usa
Usa
i/e Perjashtuar
i/e  Perjashtuar

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 22
Aktiviteti :
Braktis të shoqin natën e martesës, nuk kishte WC në shtëpi Left_bar_bleue1 / 1001 / 100Braktis të shoqin natën e martesës, nuk kishte WC në shtëpi Right_bar_bleue

Registration date : 26/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi