Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BabaStars vs Noizy, kush kë e rrahu? (video)

Shko poshtë

BabaStars vs Noizy, kush kë e rrahu? (video) Empty BabaStars vs Noizy, kush kë e rrahu? (video)

Mesazh nga D3M1 Fri Apr 27, 2012 2:50 pm

BabaStars vs Noizy, kush kë e rrahu? (video) F.0427162236466_m
Reperi nga Shqipëria, Noizy, ka shfrytëzuar profilin e tij në
Facebook për të demantuar se ai është rrahur nga BabaStars. Ai ka
postuar edhe një video, ku shfaqet shëndoshë e mirë dhe ku po ashtu
shfaq një stoli të një prej anëtarëve të BabaStars. Të njëjtën gjë më
vonë e kanë bërë edhe këta të fundit, me Ledrin që e ka ftuar Noizyn për
duel tjetër në Zurich.
Ngjarja e cila besohet të ketë
ndodhur në aeroportin e Zurichut në ora 9:00 të mëngjesit ka pasur për
protagonistë anëtarët e ‘labelit’ BabaStars dhe reperin e OTR, Noizyn,
ashtu si një mik të këtij të fundit. Burimet e Telegrafit kanë
konfirmuar se Noizy ka pësuar lëndime dhe se është rrahur nga BabaStars,
por këtë e ka demantuar reperi kontravers.

“Në Zurich në gjendje shumë të mirë. Thuju atyre ta bëjnë një video
tani pasi Noizy e bëri hahahahahha”, është shprehur Noizy në profilin e
tij në Facebook.

Më poshtë mund të shihni dhe videon në të cilën Noizy ‘reklamon’
pjesët e trupit të tij në ora 15:00, vetëm 20 minuta pas lansimit të
lajmit nga ana jonë. Noizy në këtë video po ashtu ka shfaqur një stoli e
cila besohet se i takon një prej figurave kryesore të BabaStars,
Ledrit.

Nga ana tjetër, disa orë pas rrahjes, anëtari i BabaStars, Visar
Shala, ka postuar një fotografi ku është shfaqur shëndoshë e mirë dhe pa
shenja nga rrahja. Pos Visarit, në Twitter është shprehur edhe Ledri, i
cili ka shkruar:

“A osht bajram sot a?! Se i kena pre dy kurbana për hapjen e
Duplex-Club në Zurich Mo-fo City1 haha That’s What’s Up, BabaStars”, ka
theksuar Ledri duke i quajtur anëtarët e OTR, Noizyn dhe Onzinon si
kurbanë pas rrahjes.

Kështu, ende nuk dihet sakt se kush kë e ka rrahur, por një gjë është
e sigurtë – Përçarjet dhe konfliktet mes reperëve shqiptarë jo që do të
ndalen, por vetëm sa janë intensifikuar pas këtij incidenti.

Video nga Noizy:



Video nga BabaStars:


D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
BabaStars vs Noizy, kush kë e rrahu? (video) Left_bar_bleue100 / 100100 / 100BabaStars vs Noizy, kush kë e rrahu? (video) Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi