Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tirana mirëpret Rona Nishliun

Shko poshtë

Tirana mirëpret Rona Nishliun Empty Tirana mirëpret Rona Nishliun

Mesazh nga D3M1 Tue May 29, 2012 10:16 am

Tirana mirëpret Rona Nishliun F.0529115112301_m
Rona Nishliu, bashkë me ekipin që ka përfaqësuar Shqipërinë në
garën më të madhe të muzikës në Evropë, “Eurovision”, është kthyer në
kryeqytetin shqiptar në orët e mbrëmjes të së hënës.
Këngëtarja kosovare e ka cilësuar si eksperiencë të jashtëzakonshme pjesëmarrjen e saj në edicionin e 57-të të “Eurosongut”.

“Ishte një përrallë shumë, shumë e bukur, dhe më vjen mirë që u
realizua ashtu siç ndoshta deshëm ne. E ndiej se gjithë këtë prezantim
shqiptarët e kanë përkrahur dhe e kanë mirëpritur”, ka thënë Nishliu.

“Kemi qenë të relaksuar gjithë kohës. Përveç ekipit që ka qenë mjaft i
përkushtuar, dua të falënderoj të gjithë shqiptarët kudo që janë, të
cilët e mbështetën këngën ‘Suus’ që në fillimet e saj, që kur u shpall
fituese në festival”, ka shtuar më tej këngëtarja.
Kompozitori Shpëtim Saraçi, pjesë e ekipit shqiptar, ka thënë se është thellësisht i kënaqur nga ky sukses.

“Edicioni i 50-të i festivalit tonë vlerësohet me vendin e pestë, me
një notë tepër pozitive të Evropës, dhe kjo falë një interpretimi të
shkëlqyeshëm të Ronës, dhe një kompozimi po aq të shkëlqyeshëm të
Florentit”, ka thënë Saraçi.


Tirana mirëpret Rona Nishliun Ronaevrovizion350-stafi
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Tirana mirëpret Rona Nishliun Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Tirana mirëpret Rona Nishliun Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi