Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adoleshenti zgjidh problemin matematikor, 300 vjet të vjetër

Shko poshtë

Adoleshenti zgjidh problemin matematikor, 300 vjet të vjetër  Empty Adoleshenti zgjidh problemin matematikor, 300 vjet të vjetër

Mesazh nga D3M1 Tue May 29, 2012 10:19 am

Adoleshenti zgjidh problemin matematikor, 300 vjet të vjetër  F.0528103615478_210
Indiani 16-vjeçar Shouryya Ray ka zgjidhur një problem
matematikor që ishte shtruar nga Sir Isaac Newton para më shumë se 300
vitesh. Siç tha adoleshenti, problemin e ka zgjidhur duke punuar në një
projekt shkollor.
Shouryya Ray u lind në Indi, kurse u
zhvendos në Gjermani me familje, kur ai ishte 12 vjeç, pasi babai i tij,
i cili është inxhinier me profesion, gjeti një punë atje.

I riu gjenial zbuloi zgjidhjen e dy problemeve nga lëvizjet e
grimcave, të cilat deri tash fizikantët kanë arritur t’i zgjidhin vetëm
me ndihmën e kompjuterëve të fuqishëm.

Zgjidhja tani do t’ua mundësojë shkencëtarëve që të jetë në gjendje
për të llogaritur modelin topit të hedhur dhe të parashikojnë se si ai
do të dëbohet nga muret dhe ku do të bie, shkruan “Daily Mail”.

"Mendova: pse jo? Mendova se kjo ishte një naivitet i një nxënësi dhe
nuk besoja se do të gjej zgjidhje", rrëfen Ray, i cili mori çmimin
shkencor për suksesin e vet.

Përndryshe, Ray filloi të zgjidh ekuacione të komplikuara që në
moshën gjashtë vjeçare, meqë i ati te ai kishte mbjell "urinë për
matematikë".

Kur kishte mbërri në Gjermani, nuk kishte ditur asnjë fjalë të
gjuhës gjermane, por tani flet rrjedhshëm, dhe arriti të kalojë dy
klasë përnjëherë. Me modesti thotë se do të donte që në disa gjëra të
jetë më i mirë, sidomos në futboll.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Adoleshenti zgjidh problemin matematikor, 300 vjet të vjetër  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Adoleshenti zgjidh problemin matematikor, 300 vjet të vjetër  Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi