Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Windows 8: Siguria dhe të rejat

Shko poshtë

Windows 8: Siguria dhe të rejat Empty Windows 8: Siguria dhe të rejat

Mesazh nga D3M1 Wed May 30, 2012 11:53 am

Windows 8 është një Sistem Operativ tërësisht i ri, por shumica e
shtesave më të rëndësishme mund të jenë ato që nuk mund t’i shihni. Le
t’i hedhim një vështrim veglave dhe veçorive të reja të sigurisë në
Windows 8.
Windows 8: Siguria dhe të rejat Windows8-1
Ekrani
startues është njëri prej ndryshimeve më të theksuara në Windows 8, por
disa prej ndryshimeve më të mëdha janë më pak të dukshme.

Kur
Windows 8 të dalë në treg më vonë gjatë këtij viti, ekrani i ri
startues si dhe aplikacionet e stilit Metro me siguri se do të jenë
ndryshimet e para që do t’i vëreni, mirëpo këto nuk janë risitë e vetme.
Microsoft, gjithashtu është duke bërë edhe disa përmirësime serioze të
sigurisë për ta mbajtur sistemin tuaj të sigurt dhe poashtu për të
avansuar aftësinë e Windows-it për të luftuar virusët dhe malinjët. Ky
mund të jetë përmirësimi më i madh i Windows-it gjer më tani.
Antivirusi vjen i instaluar
Për
herë të parë në historinë e Windows-it, ju do të shijoni mbrojtjen nga
virusët, spyware, kuajt Trojan, si dhe malinj të tjerë që nga dita e
parë që do ta ndezni kompjuterin tuaj me Windows 8 – pa patur nevojë të
shpenzoni as edhe një cent. Windows 8 vjen me një version të azhurnuar
të Windows Defender që përfshinë funksionet tradicionale të një
antivirusi, si dhe mbrojtje spyware dhe veçori të tjera të sigurisë që
Windows ka ofruar qysh nga Windows Vista. Windows Defender tani ofron
mbrotje të njëjtë- si dhe një ndjenjë dhe pamje- të programit falas
antivirus Microsoft Security Essentials, të cilin Microsoft u’a ka
ofruar përdoruesve që nga viti 2009.
Windows 8: Siguria dhe të rejat Windows8-2
Windows Defender i azhurnuar zëvendëson Microsoft Security Essentials.
Derisa
Windows Defender do të ofroj së paku mbrojtje solide ndaj virusëve dhe
malinjëve, blerja e një antivirusi vjetor (si McAfee apo Norton) apo
shkarkimi i një antivirusi falas (si AVG apo Avast)
varet krejtësisht nga ju. Natyrisht, ju mund ta deaktivizoni Windows
Defender dhe të përdorni një vegël tjetër antivirus që ofron mbrojtje më
të mirë dhe veçori shtesë, por së paku të gjithë do të kenë një
mbrojtje solide.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Windows 8: Siguria dhe të rejat Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Windows 8: Siguria dhe të rejat Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi