Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lideri i WikiLeaks Julian Assange humb apelin e ekstradimit

Shko poshtë

Lideri i WikiLeaks Julian Assange humb apelin e ekstradimit Empty Lideri i WikiLeaks Julian Assange humb apelin e ekstradimit

Mesazh nga D3M1 Thu May 31, 2012 1:19 pm

Lideri i WikiLeaks Julian Assange humb apelin e ekstradimit 1WikiLeaks
Autoritetet suedeze kanë kërkuar ekstradimin e tij nga Britania e
Madhe në mënyrë që ta marrin në pyetje rreth akuzave për vepra
seksuale.
Themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange
mund të ekstradohet në Suedi për t’u marrë në pyetje rreth akuzave për
ngacmim seksual. Gjyqi Suprem në Britani vendosi sot, duke mbështetur
kështu një vendim të një gjykate më të ulët dhe duke hedhur poshtë
apelin që bëri Assange.

Autoriteti i Prokurorisë
suedeze lëshoi një mandat arresti për Assange në nëntor të vitit 2010,
duke kërkuar ekstradimin e tij në Suedi për t’u marrë në pyetje rreth
krimeve seksuale. Ai u arrestua në Londër me 7 dhjetor 2010, dhe u
vendos në arrest shtëpiak derisa gjyqi shqyrtoi kërkesën për ekstradim,
që në fund i’u refuzua.

Vendimi i sotëm u kthye në një
pyetje se a u lëshua ky mandat arresti nga një “autoritet gjyqësor”.
Gjyqi vendosi se gjithçka ishte në rregull. Ekipi ligjor i Assange
menjëherë ngriti një mundësi se ata do të kërkojnë një ri-ekzaminim të
rastit në një pikë tjetër të ligjit dhe gjyqi u dha atyre 14 ditë për ta
parashtruar kërkesën.

WikiLeaks, Ueb faqe të cilën Assange e themeloi, po përballet me një të ardhme të pasigurt.

Fluksi
i fondeve në këtë Ueb faqe u pengua në të njëjtin muaj kur Assange u
arrestua, duke bërë që Visa, MasterCard, PayPal, Western Union dhe Bank
of America të ndalojnë të gjitha përpunimet e donacioneve për shkak të
frikës se ato donacione do të financonin aktivitete të paligjshme. Kjo
bëri që të bllokohen 95% e donacioneve duke e detyruar faqen t’i
drejtojë të gjitha përpjekjet e saj në metoda alternative për mbledhjen e
fondeve e poashtu, edhe duke bërë ngadalësimin e paraqitjeve të dosjeve
sekrete.

Në një paraqitje publike në dhjetor 2011,
Assange tha se SSL më nuk është i sigurt, dhe njoftoi se WikiLeaks po
punon në një sistem të ri. Megjithatë, ai nuk bëri të ditur kur do të
jetë ky sistem online.

Assange vazhdoi punën e tij
duke promovuar WikiLeaks-in pas arrestimit të tij në Britani, madje
kishte regjistruar 6 episode në një TV shou për rrjetin televiziv rus
RT.

Por mbështetësit e tij frikohen se, në Suedi, ai
mund të ballafaqohet me më shumë se një vit burg duke pritur për t’u
marrë në pyetje dhe më shumë se katër vjet nëse akuzohet dhe dënohet.
Lideri i WikiLeaks Julian Assange humb apelin e ekstradimit Wikileaks-censored
Ata
poashtu frikohen se, nga Suedia, mund të transferohet në SHBA për t’u
përballuar me akuza për spiunim. Dy nga dosjet më të mëdha që kanë
rrjedhur nga Wikileaks janë kabllot diplomatike të SHBA-së (Cablegate)
dhe videon e helikopterit amerikan ( Collateral Murder).
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Lideri i WikiLeaks Julian Assange humb apelin e ekstradimit Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Lideri i WikiLeaks Julian Assange humb apelin e ekstradimit Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi