Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptari që i zbuloj gabim Facebook-ut

Shko poshtë

Shqiptari që i zbuloj gabim Facebook-ut Empty Shqiptari që i zbuloj gabim Facebook-ut

Mesazh nga D3M1 Tue Jun 05, 2012 1:53 pm

Shqiptari që i zbuloj gabim Facebook-ut Shqiptari
Vitin e kaluar, rrjeti social Facebook, lansoj programin për zbulimin
e defekteve dhe mangësive të ndryshme që hasen në këtë rrjet social,
duke i shpërblyer të gjithë ata që kontribojnë në zbulimin e këtyre
gabimeve.

Nëpërmjet një deklarate, Ryan McGeehan, drejtor i ekipit për siguri
në Facebook, njoftoi se rrjeti social u ka paguar hakerëve më shumë se
300.000$ për të zbuluar gabimet dhe defektet që ka faqja si dhe për t’i
rregulluar ato.

Deri tani, ky program ka arritur t'i mbledhë 131 hakerë nga 27 vende
të ndryshme të botës, ku krahas 27 shteteve bën pjesë edhe Kosova, e
cila është përfaqësuar nga i riu Denis Avdiu.

Denis Avdiu, i cili vjen nga Mitrovica, ka arritur që të jetë në
mesin e 131 hakerëve nga e gjithë bota. Në një intervistë për
IndeksOnline, ai arriti të na tregojë detalisht për gabimin e zbuluar.

"Kishte kohë që e vëreja një gabim në Facebook, gabimi kryesisht i
përkiste sigurisë, ku përmes këtij gabimi isha në gjendje të zbuloja të
gjithë personat që menaxhonin faqe të ndryshme në Facebook. Disa muaj më
vonë, Facebook lëshoj edhe programin për paraqitjen e gabimeve që mund
t'i kemi hasur dhe për këtë u informova nga një portal i teknologjisë",
thotë Denisi.

Ai tregon gjithashtu për vështirësist që kishte hasur gjatë
shpërblimit për gabimin e zbuluar, pasi që Kosova nuk njihej si shtet
nga Facebook. Megjithatë ai shprehet i lumtur që ka arritur të jetë
njëri ndër 131 personave nga e gjithë bota që kontribuan në këtë
program.

Pervec kësaj, rrjeti social Facebook, nëpërmjet "Information for
Security Researchers" ka falënderuar në emër të miliona përdoruesve të
këtij rrjeti, të gjithë ata që kontribuan në zbulimin e defekteve në
Facebook, ku në mesin e këtyre gjendet edhe Denis Avdiu.

https://www.facebook.com/whitehat/
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Shqiptari që i zbuloj gabim Facebook-ut Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Shqiptari që i zbuloj gabim Facebook-ut Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi