Kalon Niagarën mbi litar (Video)
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Kalon Niagarën mbi litar (Video)
Nick Wallenda është njeriu i parë që i kalon ujëvarat e Niagarës
mbi një litar të tendosur. Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën pranë
ujëvarave dhe miliona të tjerë e ndoqën nga televizori aventurën e
33-vjeçarit në 61 metra lartësi mbi një litar rreth gjashtë centimetra
të trashë.
Rreth 25 minuta pasi e nisi aventurën, Wallenda
triumfues më në fund vuri këmbë në tokën kanadeze pas 550 metrash udhë.
Pasi përshëndeti të shoqen dhe familjen, atij iu afruan agjentët
doganorë që i kërkuan pasaportën, të cilën ai ua paraqiti.
“Nuk kam asgjë tjetër me vete”, tha 33-vjeçari.
“Cili është qëllimi i udhëtimit tuaj, zotëri?”, e pyetën agjentët.
“Të frymëzoj njerëz në mbarë botën”, u përgjigj ai.
Siç transmeton Gazeta Start, Wallenda ka thënë se ky ishte
realizimi i një ëndrre të hershme dhe një mundësi për të nderuar
stërgjyshin e tij, i cili vdiq pasi ra nga një litar i tendosur në
Puerto Riko në vitin 1978.
D3M1- Administrator/e
- Gjinija :
Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Registration date : 30/07/2009
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi