Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Studiuesit: Gjenet e shqiptarėve, unike nė Ballkan

Shko poshtė

Studiuesit: Gjenet e shqiptarėve, unike nė Ballkan  Empty Studiuesit: Gjenet e shqiptarėve, unike nė Ballkan

Mesazh nga D3M1 Fri Aug 24, 2012 8:33 am

Kalifornia –
Shqiptarėt janė popull shumė i vjetėr dhe kanė gjuhė tė veēantė.
Pėrgjatė shekujve kanė ruajtur homogjenitetin. Dallojnė nga sllavėt,
derisa kanė ngjashmėri me grekėt e para 3 mijė vjetėve. Por, pėr shkak
tė zhvendosjeve, migrimeve e martesave, tė dhėnat gjenetike tregojnė se
popujt e Europės, kush mė shumė e kush mė pak, tė gjithė janė kushėrinj
tė largėt. Kėto janė rezultatet e njė studimi tė Universitetit tė
Kalifornisė pėr prejardhjen gjenetike.
Studiuesit: Gjenet e shqiptarėve, unike nė Ballkan  Voglush_me_flamur
E
gjithė Europa ėshtė njė pėrzierje e madhe gjenetike. Shumica e popujve
nė kontinentin e vjetėr kanė paraardhės tė njėjtė apo tė ngjashėm. Kėto
ngjashmėri janė evidente sė paku pėrgjatė 1 mijė e 500 vjetėve tė
fundit. Por, aq sa kanė tė pėrbashkėt, disa prej kėtyre popujve duken
gjithashtu tė ndryshėm.
Nė kėtė grup duket se
bėjnė pjesė shqiptarėt. Prejardhja e tyre ilire dhe gjuha tėrėsisht e
veēantė nga tė tjerėt i bėn ata goxha specialė. E nė tė njėjtėn kohė del
se ata janė me paraardhės tė njėjtė me popujt e tjerė tė rajonit, por
para dyndjeve sllave, rreth 3 mijė vjet mė parė.
Peter
Ralph dhe Graham Coop janė dy studiues nga Departamenti pėr Evolucion,
Ekologji dhe Biologjinė e Popullsisė nė Universitetin e Kalifornisė nė
SHBA. Ata nė korrik tė kėtij viti kanė publikuar njė studim tė quajtur
“Gjeografia e fundit e prejardhjes gjenetike nėpėr Europė”.

tė flitet pėr rajonet dhe popujt e tėrė Europės. Sigurisht, edhe
shqiptarėt e Shqipėrisė dhe Kosovės zėnė njė vend tė veēantė. “Disa prej
nesh e dinė historinė e prejardhjeve tė familjeve tona deri nė disa
breza. Prandaj, ėshtė e lehtė pėr tė dalė nė pėrfundimin se ne jemi tė
gjithė kushėrinj tė largėt, tė lidhur me njėri-tjetrin nėpėrmjet njė
rrjeti tė gjerė”, thonė nė fillim tė punimit shkencor dy autorėt
amerikanė.
Pėr kėtė arsye, ata tregojnė se me
kėtė studim kanė dashur tė gjejnė gjenet e pėrbashkėta tė individėve
europianė pėr tė hetuar kėto marrėdhėnie nė distancė kohore prej 3 mijė
vjetėsh. “Kėtė e kemi bėrė duke kėrkuar pėr praninė e gjenit tė
pėrbashkėt tė trashėguar nga paraardhėsit”, shkruan mė tej nė kėtė
studim.
Sipas studiuesve, nė mesin e shumė
prej kėtyre tė dhėnave del se ka individė, tė cilėt, edhe pse janė nė
anė tė kundėrta tė Europės, ndajnė nė vete gjene tė njėjta tė
paraardhėsve tė tyre. Pėrveē kėsaj, sipas tyre, ka tė dhėna se
europianėt juglindorė ndajnė njė numėr tė madh tė paraardhėsve tė
pėrbashkėt, tė cilėt datojnė qė para dyndjes sllave dhe zgjerimit tė
hunėve. “Historia e kohėve tė fundit gjenealogjike e popullsisė ėshtė
njė mozaik kompleks i formuar edhe nga migrimi individual, nė shkallė tė
gjerė lėvizjet e popullsisė dhe ngjarjet e tjera demografike”, vėrejnė
studiuesit amerikanė.
Ata mė tej theksojnė se
tė dhėnat e popullsisė nėpėrmjet gjeneve mund tė sigurojnė njė dritare
pėr tė parė gjurmėt e prejardhjes sė pėrbashkėt gjenetike. “Ne e kemi
bėrė pėrdorimin e tė dhėnave gjenetike tė 2 mijė e 257 europianėve pėr
tė kryer njė nga sondazhet e fundit pėr prejardhjen gjenealogjike pėr
mbi tre mijė vitet e kaluara nė njė shkallė kontinentale”, theksojnė
profesorėt e kėtij universiteti.
Mė tej nė
kėtė studim shkruan se nivelet mė tė larta tė gjeneve tė pėrbashkėta tė
tė parėve janė gjetur ndėrmjet individėve shqipfolės nga Shqipėria dhe
Kosova, tė cilėt kanė ruajtur vazhdimėsinė e tyre pėr sė paku 2 mijė
vitet e fundit. “Kėta individė ndajnė tė dhėna tė ngjashme me
paraardhėsit e popujve tė tjerė edhe nė Europė qė para dyndjeve sllave”,
shkruan mė tej nė kėtė dokument, sipas tė cilit kjo nėnkupton se
shqiptarėt nuk kanė qenė njė popullsi e izoluar nė njė vend mė shumė
sesa qė ishin njė popullsi e vogėl. “Pėr mė tepėr, mostrat tona greke
dhe nė njė masė mė tė vogėl edhe maqedonase ndajnė njė numėr shumė mė tė
lartė tė gjeneve tė tė parėve tė pėrbashkėt me shqiptarėt sesa me
fqinjėt e tjerė. Kjo ndoshta pėr shkak tė zgjerimit tė vogėl sllav nė
kėto popullsi”, theksojnė autorėt. “Gjuha shqipe ėshtė njė gjuhė
indoeuropiane, e pangjashme me tė tjera dhe vazhdoi nėpėr periudha edhe
kur gjuhėt fqinje ishin tė fuqishme”, vėrejnė studiuesit.

faqen 15 tė studimit, e cila ėshtė e titulluar – Kush janė shqiptarėt?,
thuhet se shqiptarėt modernė mund tė jenė pasardhės tė njerėzve qė kanė
banuar nė pjesėn lindore tė Adriatikut dhe nė Salenton e sotme (Itali)
gjatė periudhės romake. “Niveli mė i lartė i prejardhjes sė pėrbashkėt
tė identitetit gjendet tek individėt qė flasin gjuhėn shqipe, qė kanė
njė rritje tė prejardhjes sė pėrbashkėt qė vjen qė nga 1 mijė e 500 vjet
mė parė. Kjo sugjeron qė njė pjesė e rėndėsishme e pararendėsve tė
shqiptarėve modernė kanė qenė nga njė grup relativisht koherent dhe i
mbledhur popullsie, qė ka qenė i qėndrueshėm pėr tė paktėn 1 mijė e 500
vitet e fundit…”, shkruan nė studim.
Pjesė e kėtij studimi ishin tė dhėnat gjenetike tė 9 shqiptarėve nga Shqipėria dhe 14 shqiptarėve nga Kosova.Studiuesit: Gjenet e shqiptarėve, unike nė Ballkan  Studimi
Popujt e tjerė

studim flitet edhe pėr vende e popuj tė tjerė. Sipas studimit, ka edhe
rajone tė tjera qė kanė prejardhje gjenetike tė pėrbashkėt qė sugjerojnė
rezultate intriguese. Mostrat nga popullsitė skandinave (Norvegjia,
Suedia, Danimarka) ndajnė pėrqindje tė lartė tė njėjtė me njėri-tjetrin.
Vlerėsimet
janė se kėto popullsi kanė prejardhje gjenetike tė pėrbashkėt nė 1 mijė
e 500 vjetėt e fundit edhe me Belgjikėn, Mbretėrinė e Bashkuar,
Irlandėn, Holandėn, Francėn, Gjermaninė, gjermanisht-folėsit nė Zvicėr,
Finlandėn, Rusinė, Letoninė, Rumaninė dhe Ukrainėn, tė cilėt pėrkojnė
mjaft mirė me vikingėt, duke sugjeruar se zgjerimi skandinav mund tė
ketė pasur njė ndikim demografik.
“Megjithatė, ne na duhen mostra shumė mė tė mėdha pėr tė qenė tėrėsisht tė sigurt nė kėto rezultate”, theksojnė autorėt.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Studiuesit: Gjenet e shqiptarėve, unike nė Ballkan  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Studiuesit: Gjenet e shqiptarėve, unike nė Ballkan  Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi