Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Obama: Të shndërrojmë dhembjen në forcë

Shko poshtë

Obama: Të shndërrojmë dhembjen në forcë Empty Obama: Të shndërrojmë dhembjen në forcë

Mesazh nga ● E.D.W-M ● Thu Jan 13, 2011 4:52 pm

Obama: Të shndërrojmë dhembjen në forcë Obama2212

Presidenti amerikan, Barack Obama i bëri thirrje kombit që ta kthejë dhembjen në forcë, gjatë fjalës së mbajtur në Universitetin e Arizonës, rreth masakrës së disa ditëve më parë, ku një kongresmene mbeti e plagosur dhe gjashtë persona ndërruan jetë, pas një sulmi të një njeriu të armatosur.

Kongresmenia Giffords u godit me një plumb në kokë, por në mënyrë të pabesueshme mundi të mbijetojë dhe po tregon shenja përmirësimi, edhe pse vazhdon të jetë në reanimacion.

”Gabby hapi sytë, kështu që ajo e di se i qëndrojmë pranë dhe që e duam”, deklaroi Obama, rreth zonjës Gifford. “Të gjithë e përkrahim në atë që do të jetë një rrugë e vështirë për të, deri në riaftësimin e plotë. Është një ndjesi aspak e mirë që të shohësh një prej miqve të tu më të mirë duke luftuar me vdekjen, por ky është edhe një prej atyre momenteve ku duhet të shndërrojmë dhembjen në forcë”.

Në fjalën e tij, presidenti foli edhe për rrezikun e ndarjeve ekstreme në mënyrën amerikane të jetesës. Autori i dyshuar i atentatit, Jared Loughner, u paraqit në Gjykatë dy ditë më parë dhe u informua se mund të përballet edhe me dënimin me vdekje në fund të procesit.
● E.D.W-M ●
● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 34
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
Obama: Të shndërrojmë dhembjen në forcë Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Obama: Të shndërrojmë dhembjen në forcë Right_bar_bleue

Registration date : 04/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi