Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PS: Vendimi i Kolegjit i pabazuar në ligj

Shko poshtë

PS: Vendimi i Kolegjit i pabazuar në ligj Empty PS: Vendimi i Kolegjit i pabazuar në ligj

Mesazh nga D3M1 Thu May 26, 2011 11:26 pm

PS: Vendimi i Kolegjit i pabazuar në ligj F.0526222633260_m
Partia Socialiste e Shqipërisë e konsideroi vendimin e Kolegjit Zgjedhor absolutisht të pabazuar në ligj dhe tërësisht të papranueshëm.
Me anë të një deklarate për shtyp të enjten, Partia Socialiste shprehet se ky vendim flet qartë për vështirësinë e jashtëzakonshme të dhënies së drejtësisë në këtë vend dhe për pamundësinë e trupit gjykues për të vendosur në bazë të ligjit e jo të rrethanave politike apo interesave vetjake të secilit gjykatës.

Në vijim, socialistët thonë se do të vazhdojnë ta kërkojë të drejtën në dyert e sistemit të drejtësisë, duke shpresuar, deri ne fund, se gjyqtarët do të zbatojnë Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe ligjet në fuqi.

“Partia Socialiste u bën publikisht thirrje gjyqtarëve që të japin drejtësi, jashtë çdo ndikimi politik, dhe të mos harrojnë për asnjë çast se kjo çështje është një çështje që lidhet drejtpërdrejt me interesat kombëtare, me demokracinë e stabilitetin e vendit, me drejtësinë e drejtë, të pavarur e të pandikueshme për asnjë arsye politike apo ngushtësisht vetjake”, thuhet në deklaratë.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
PS: Vendimi i Kolegjit i pabazuar në ligj Left_bar_bleue100 / 100100 / 100PS: Vendimi i Kolegjit i pabazuar në ligj Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi