Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA: Filloi procesi kundër Betim Kaziut

Shko poshtë

SHBA: Filloi procesi kundër Betim Kaziut Empty SHBA: Filloi procesi kundër Betim Kaziut

Mesazh nga D3M1 Thu Jun 30, 2011 7:47 am

SHBA: Filloi procesi kundër Betim Kaziut F.0629220032826_m
Shtetasi amerikan, që banonte në New York, kishte udhëtuar tejoqeanit për t’u bashkuar me grupet e lidhura me Al Qaedan dhe për të vrarë trupa amerikane, me qëllim që të vdiste si martir për fenë e tij islamike, thanë sot prokurorët federalë në fillim të procesit gjyqësor kundër Betim Kaziut, 23 vjeçar, me shtetësi amerikane, e origjinë nga Kosova.
Ai ishte arrestuar në vitin 2009 dhe ishte akuzuar për komplot për t’u bashkuar me një grup të ndërlidhur me Al Qadedan dhe për t’u furnizuar me armatim automatik, për t’i vrarë ushtarët amerikanë, që shërbenin në Afganistan, Irak dhe në Ballkan.

“Al Qaeda dhe organizatat e tjera të jashtme terroriste kanë bërë thirrje për t’i marrë armët” në dorë”, tha ndihmës prokurori i SHBA-ve, Seth DuCharme, dhe shtoi se “Betim Kaziu iu përgjigj kësaj thirrjeje”.

Por, Henry Steinglass, avokati i të akuzuarit Kaziu, tha se “dëshmitë do të tregojnë se ekzistojnë edhe interpretime të tjera” të videove dhe të komunikimeve të tjera, e këto do të jenë “interpretime për pafajësi”.

Kaziu, ish rojtar, akuzohet për konspiracion për të kryer vrasje tejoqeanit dhe konsipracion për mbështetje materiale për terroristët. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Duke i shfrytëzuar informatat nga një shok i udhëtimit të Kaziut, autoritetet federale dhe ato të Nju Jorkut bashkëpunuan me agjentët në Kosovë, për ta arrestuar Betim Kaziun, në gusht të vitit 2009.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
SHBA: Filloi procesi kundër Betim Kaziut Left_bar_bleue100 / 100100 / 100SHBA: Filloi procesi kundër Betim Kaziut Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi