Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Big Mama: Veten e imagjinoj nuse me dimija

Shko poshtė

Big Mama: Veten e imagjinoj nuse me dimija Empty Big Mama: Veten e imagjinoj nuse me dimija

Mesazh nga Nora Thu Jul 14, 2011 7:03 am

Besjana Kasami, apo Big Mama, siē e njohim ne tė gjithė, ka kaq shumė gjėra pėr tė treguar saqė kėto faqe gazete janė tė pamjaftueshme. E gatshme gjithmonė pėr t’u pėrgjigjur, me humorin nė buzė, kėngėtarja e njohur e arenės muzikore tregon nė kėtė intervistė pėr gazetėn “Trafik VIP” shumė gjėra qė s’i kishte rrėfyer mė parė. E pranon qė ka hyrė njė mashkull nė jetėn e saj, megjithatė ėshtė ende konfuze pėr statusin aktual…Po ēfarė na rrėfen tjetėr Big Mama nė versionin e dobėt? Le ta zbulojmė bashkė pėrmes rreshtave nė vijim…
Big, si po i kalon kėto kohė? Me ēfarė po merresh?
Ju faleminderit, shumė mirė. Tė them tė drejtėn, me ēdo gjė po merrem. Pėr momentin jam nė Turqi dhe po inēizoj kėngėt e reja nė gjuhėn turke.
Tė kemi parė sė fundmi nė njė video mjaft interesante tė realizuar nė Turqi… Mund tė na tregosh diēka mė shumė pėr kėtė?
Videoja pėr tė cilin ju flisni ėshtė versioni turk i kėngės “Ē’ka po ta nin”, qė ėshtė pritur edhe nė Turqi me po tė njėjtin sukses qė ka patur edhe nė Shqipėri. S’e prisja gjithė kėtė sukses nė tregun turk, megjithatė mund tė them se ndihem shumė e lumtur qė u evidentova si potencial nė muzikė nga njerėz qė kanė shkruar kėngė pėr emrat mė tė njohur turk.
Kjo do tė thotė se synon tregun turk?
Nuk mund tė them qė jo, sigurisht qė po, ndryshe nuk do ta kisha marrė fare kėtė iniciativė.
Po projekti mė i afėrt muzikor qė do tė prezantosh pėr fansat shqiptarė cili ėshtė?
Pėr publikun shqiptar s’e kam vendosur akoma se me ēfarė surprize do tė prezantohem, pėr shkak se kam shumė plane dhe gjėra interesante. Le tė jetė mė mirė njė surprizė.
Plan pėr ndonjė album, a keni?
Album pėr momentin nuk mendoj, po singėll po, jam duke planifikuar.
Muzika ka shumė armiqėsi… Ju kė keni armike?
Fjala armiqėsi ėshtė njė fjalė shumė e rėndė. Xhelozi mund tė themi, po armiqėsi, kurrsesi. Pėr ta pasur armik dikė duhet tė ma vrasė nanėn dhe babėn, duhet tė jetė diēka shumė e rėndė, s’di si tė ta shpjegoj. Jo, nuk kam armiq, po ėshtė njė fjalė e urtė: “O Zot mė ruaj nga miku, se nga armiku ruhem vetė”, ndaj dhe unė gjithmonė i frikėsohem mikut, e jo armikut.
Duhet tė kenė armiqtė frikė nga ty?
Hahahaha le tė kenė, bile shumė, hahahahaha.
Po miken mė tė mirė kė keni nga kėngėtaret?
Me tė gjithė kam raporte tė mira, kush mė respekton, e respektoj, kush nuk mė respekton, as unė s’e respektoj. Megjithatė do tė doja tė veēoja disa emra me tė cilėt kam mė shumė miqėsi si: Genta Ismajli, Rozana Radi, Fjolla Morina dhe Gena.
Tė flasim pėr jetėn tuaj tė pėrditshme tani, si ėshtė ajo?
Mirė ja bone, hahahaha, nuk kam ndryshim ashtu si mė shihni, ashtu jam.
Tė flasim tani pak pėr Bigun jashtė skenės… A je ti njė vajzė e mirė?
Me ato qė janė tė mirė me mua, unė jam shumė vajzė e mirė.
Ē’marrėdhėnie ke me familjarėt?
Marrėdhėnie shumė tė ngushta sigurisht, janė familja ime, gjėja mė e shtrenjtė qė kam nė jetė.
Ke qenė ti njė nxėnėse e mirė nė shkollė?
Jam pėrpjekur gjithmonė tė mėsoj nė shkollė, po ka pasur edhe lėndė qė s’i kam pėlqyer.
Po me punėt e shtėpisė ē’marrėdhėnie ke? Di tė gatuash?
Kur i futem i bėj shkėlqyeshėm, sa pėr gatimin e dua shumė, por mė shumė mė pėlqen tė shijoj se sat ė gatuaj. (qesh)
Cilat kanė qenė reagimet e njerėzve kur tė panė tė shndėrruar nė njė Big Mama tė dobėt?
Tė gjithė mė kanė kėrkuar dietėn.
Pėrveē muzikės, a zė ndonjė angazhim tjetėr vend nė jetėn tuaj?
Po, kam dhe biznesin.
Fitohet mirė me muzikėn?
Mbijetohet.
Nė mediat rozė ėshtė pėrfolur gjatė, edhe ftesa qė keni marrė ju nga stilisti i njohur Joni Peēi pėr tė prezantuar njė spektakėl pėr supermodele. E keni pranuar ju kėtė ftesė?
Ėshtė shumė e vėrtetė, me Joni Peēin nuk jam njohur, por kisha dėgjuar shumė dhe mė ka pėlqyer gjithmonė pėr punėn qė ka bėrė. Mė erdhi rasti tė njoftohem nė Prishtinė dhe mė la pėrshtypje tė madhe modestia tij dhe fakti qė ishte njė person i mirė dhe i drejtpėrdrejtė. Aty nė Prishtinė mė bėri ftesė pėr kėtė spektakėl dhe me shumė dėshirė e pranova ftesėn. Akoma s’kemi folur pėr detaje, po me gjithė dėshirėn do ta kisha pranuar njė ftesė nga Joni Peēi.
Mendoni se prezantimi ju pėrshtatet si zhanėr?
Normal qė do tė mė pėrshtatet, pse jo? Unė veten e shoh mė shumė si show girl.
Keni tentuar ndonjėherė mė parė nė prezantim?
Kam prezantuar afėrsisht 3 vite me radhė nė “Alsat” emisionin tim ‘Mama’s big show”, ku kam pasur shikueshmėri tė madhe dhe kam qenė shumė e suksesshme.
Je mbajtur gjithmonė si njė kėngėtare me stil tė veēantė. Me kė konsultoheni pėr aparencėn tuaj?
Konsultohem me shumė stilistė si Vjollca Llapshtica, Arta Kaēi, Fitore Berisha, por tani e tutje njėri ndėr stilistėt e veēantė tė mi do tė jetė edhe Joni Peēi.
Ju lėvizni me makinė besoj. Cila ėshtė marrėdhėnia qė keni me policėt?
Hahahaha, kjo pyetje mė pėlqeu. Marrėdhėnie shumė tė mira kam me policėt. Mund tė them se ata mė respektojnė mė shumė se ēdokush.
Ndalojmė pak tani tek aspekti sentimental. Ta ka marrė mendjen ndonjė mashkull?
Po.
Pra statusi juaj ėshtė e dashuruar?
E MARTUAR… Hahaha shaka, statusin as vet s’e di.
Si do ta pėrshkruanit mashkullin ideal?
Hmmm…mashkulli ideal tė ketė karakter tė fortė, tė jetė i moralshėm, i drejtė, me njė fjalė tė jetė burrė.
Martesėn e ke menduar ndonjėherė?
Normalisht qė po.
Si e imagjinon veten nuse?
Hahahahah, e imagjinoj me dimija, nuse tradicionale.
Cila mendon se ėshtė mosha ideale pėr t’u martuar njė femėr?
Nuk ėshtė e pėrcaktuar, po ndoshta pėr mua do tė kishte qenė 28 vjeē.
Si e imagjinon dasmėn tėnde?
Dasmė tė madhe nė stadium…hahahahhahaha.
Sa fėmijė ėndėrron tė kesh?
Fėmijėt janė gjėja qė i dua mė sė shumti nė botė dhe dua shumė fėmijė, shumė…4, 5, 6 hahahah, sa tė kem mundėsi.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
Big Mama: Veten e imagjinoj nuse me dimija Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Big Mama: Veten e imagjinoj nuse me dimija Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi