Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA, 40 të vrarë nga uragani “Irene”

Shko poshtë

SHBA, 40 të vrarë nga uragani “Irene”  Empty SHBA, 40 të vrarë nga uragani “Irene”

Mesazh nga ● E.D.W-M ● Tue Aug 30, 2011 11:53 am

SHBA, 40 të vrarë nga uragani “Irene”  Irene-permbytja

Uragani “Irene” ka vrarë 40 persona në Shtetet e Bashkuara dhe autoritetet paralajmërojnë se përmbytjet mund të vazhdojnë edhe për tre ditë në shtetet veriore.

Mbi pesë milionë banorë kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë që Vermonti po rekuperohet nga përmbytjet më të këqija në dekada.

Federata Amerikane e Konsumatorëve ka vlerësuar se dëmet ekonomike të shkaktuara nga uragani arrijnë në 7 miliardë dollarë.

Përvec dëmeve të shkaktuara në brigjet lindore, nga Karolina e Veriut në Vermont, stuhia ka shkatërruar shtëpi dhe ka lënë në “black out” rreth 3 milionë banorë në Nju Jork, Nju Xhersi dhe Konektikat.

Sekretarja e Sigurisë së Brendshme, Janet Napolitano dhe sekretari për Agrikulturën, Tom Vilsack do të vizitojnë sot Karolinën e Veriut dhe Virxhinian për të bërë vlerësimin e dëmeve.

Aktualisht “Irene” ka kaluar në Kanada, ku ka goditur fillimisht provincat detare dhe Kebekun, duke lënë pa energji elektrike 250 mijë banorë.
● E.D.W-M ●
● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 34
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
SHBA, 40 të vrarë nga uragani “Irene”  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100SHBA, 40 të vrarë nga uragani “Irene”  Right_bar_bleue

Registration date : 04/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi