Vjen në jetë banori i 7 miliardtë
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Rajoni & Bota
Faqja 1 e 1
Vjen në jetë banori i 7 miliardtë
Quhet Nargis erdhi në jetë në Luckonow të Indisë në orën 7:20 minuta me orën lokale dhe është fëmija që e con popullsine e tokës në 7 miliardë banorë.
Bëhet fjalë për një titull më së shumti honorifik dhe nuk paraqet ndonje avantazh konkret për foshnjen e porsalindur, përvec faktit që emri i saj mund të kalojë në ndonjë faqe të historise.
Të paktën kështu ndodhi me banorin e 6 miliardë të planetit tonë. 12 vjet me pare, sekretari i atehershem i Kombeve te Bashkuara Kofi Anan e pershendeti publikisht lindjen e Adnan Nevic ne kryeqytetin boshnjak. Por fama e tij aty nisi e aty mbeti. E ema e Adnanit rrefen se qe prej asokohe, eshte injoruar totalisht nga organizmi nderkombetar.
"Mendoja se dikush nga kombet e bashkuara do te kujtohej per te, te pakten per ditelindje, apo se ndoshta mund t'i ofronin dhe ndonje burse. Por qe prej ceremonise se organizuar nga OKB-ja me rastin e lindjes se tij, askush nuk erdhi kurre te na vizitonte ose te pakten te pyeste cfare po ben ky femije", thotë nëna e djalit.
Pra me shume sesa perfitime konkrete, Nargis do te kete thjesht meriten e shnderrimit ne simbolin e rritjes se planetit. Popullsia e botes po shtohet me 200.000 persona ne dite dhe ekspertet parashikojne qe deri ne fund te shekullit, ajo te mberrije ne 10 miliarde.
Lindja e Nargisit, titullin e se ciles e pretendon edhe nje foshnje filipinase, shenon dyfishimin e numrit te njerezve ne toke qe prej viteve 1960. Por si u arrit deri ketu. Shtimi i banoreve mori hov me fillimin e revolucionit industrial ne 1750-ten. por miliardi i pare u shenua vetem ne vitin 1804.
U deshen edhe 125 vite te tjera qe popullsia e botes te mberrinte ne dy miliarde. ndersa keto 50 vitet e fundit shifrat shenojne nje rritje dramatike nga tre miliarde qe ishte ne 1959-ten, ne 7 miliarde sot, nivele qe nuk ishin shenuar ndonjehere me pare. Kjo i ka bere shkencetaret te shqetesohen per impaktin qe nje fakt i tille mund te kete mbi planetin ndersa ende dsikutohen pasojat e tij ne ekonomi, mjedis dhe cilesine e jeteses.
● E.D.W-M ●- Web-Master
Edward - Gjinija :
Numri i postimeve : 12031
Mosha : 34
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
Registration date : 04/01/2010
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Rajoni & Bota
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|