Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kore e Jugut, 10 vjet burg ushtarit amerikan

Shko poshtë

Kore e Jugut, 10 vjet burg ushtarit amerikan Empty Kore e Jugut, 10 vjet burg ushtarit amerikan

Mesazh nga ● E.D.W-M ● Tue Nov 01, 2011 1:41 pm

Kore e Jugut, 10 vjet burg ushtarit amerikan Ushtari-kore

Një ushtar amerikan me mision në Korenë e Jugut është dënuar me 10 vjet burg për dhunimin e një adoleshenteje në afërsi të bazës ushtarake.

Marinsi 21-vjecar hyri me forcë në dhomën e vajzës dhe kreu një agresion seksual që zgjati disa orë, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas burimeve, ushtari e kërcënonte adoleshenten me një gërshërë, duke e detyruar t’i nënshtrohej kërkesave të tij.

Gjyqtari i cështjes e ka cilësuar ngjarjen si një “agresion të dhunshëm dhe anormal”. Dënimi i dhënë prej tij ishte ndër më të gjatët dhënë ndonjëherë ndaj një ushtari amerikan në Korenë e Jugut.

Qeveria dhe ushtria amerikane kanë kërkuar publikisht falje për ngjarjen.

Krime të ngjshme të kryera nga ushtarët amerikanë në të kaluarën kanë shkaktuar protesta të mëdha kundër pranisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Korenë e Jugut.

Marinsi, emri i të cilit nuk është bërë publik, sulmoi vajzën 18-vjecare në orët e para të 24 shtatorit, pasi hyri në dhomën e saj në afërsi të bazës në qytetin Dongdukeon.

Gjykata tha gjithashtu se ai kishte vjedhur edhe 4.5 dollarë nga vajza para se të largohej nga dhoma e saj.

“Ai meriton një dënim të sertë pasi nuk ka asnjë mundësi për të dëmshpërblyer vajzën apo për të ndrequr veprimin”, deklaroi gjyqtari.

Amerika ka mbi 28 mijë trupa të vendosura në Korenë e Jugut, një trashëgimi që nga lufta koreane e viteve 1950-53.

Korrespondentja e BBC në Seul, Lucy Williamson thotë se shumica e banorëve janë të irituar dhe ngrenë pyetjen se kush ka juridiksion për të gjykuar ushtarët në cështjet kriminale.
● E.D.W-M ●
● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 34
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
Kore e Jugut, 10 vjet burg ushtarit amerikan Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Kore e Jugut, 10 vjet burg ushtarit amerikan Right_bar_bleue

Registration date : 04/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi