Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA ndėrpresin fondet pėr UNESCO-n

Shko poshtė

SHBA ndėrpresin fondet pėr UNESCO-n Empty SHBA ndėrpresin fondet pėr UNESCO-n

Mesazh nga ● E.D.W-M ● Tue Nov 01, 2011 1:42 pm



Shtetet e Bashkuara ndėrprenė kontributet pėr UNESCO-n, pasi organizmi kulturor i Kombeve tė Bashkuara vendosi tė hėnėn t`i hapė dritėn jeshile anėtaresimit tė palestinezėve me tė drejta tė plota.

Washingtoni, burimi mė i madh i fondeve pėr agjensinė e OKB-sė, nuk do ta bėjė pagesėn prej 60 milionė dollarėsh pėr muajin nėntor. Ligji amerikan ndalon financimin e cdo organizate te Kombeve te Bashkuara qe anėtareson palestinezėt.

"Pranimi i Palestinės nė UNESCO ishte nje akt i parakohshem qe minon objektivin tone per paqe afatgjate ne Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara mbeten te palekundura ne mbeshtetjen e tyre per krijimin e nje shteti sovran palestinez. Por nje shtet i tille mund te krijohet vetem permes negociatave direkte mes izraeliteve dhe palestinezeve. Pranimi i Palestines ne UNESCO ve ne funksion mekanizmin legjislativ qe i detyron Shtetet e Bashkuara te nderpresin kontributet per agjensine", tha zėdhėnėsja e DASH, Victoria Nuland.

Ovacione nė kėmbė nuk ka shpesh nė konferencėn e pėrgjithshme tė UNESCO-s nė Paris. Por te henen, delegatet u ngriten ne kembe kur ministri i Jashtėm i palestinezėve Riad Maliki kėrkoi pėrfshirjen e vendit tė tij nė UNESCO. Mė shumė se dy tė tretat e 193 shteteve anėtare i dhanė palestinezėve mundėsinė pėr njė sukses tė tillė historik. Sipas rregullores sė UNESCO-s vetėm shtetet mund tė bėhen anėtare tė plota tė kėsaj organizate. Nėse Palestina ėshtė tani njė shtet apo jo, kjo ėshtė politikisht shumė e diskutueshme. per cdo rast, nje muaj pas aplikimit pėr anėtarėsim tė plotė nė Kombet e Bashkuara, presidenti palestinez Mahmoud Abbas e arriti njė fitore tė vogėl.

SHBA: Vendimi i papjekur

Shtetet e Bashkuara e cilėsuan si tė papjekur votėn pro pėr anėtarėsimin e Palestinės si shtet nė UNESCO.

“Bėhet fjalė pėr njė lėvizje e cila nuk do tė ndihmojė aspak nė arritjen e njė marrėveshje tė drejtė qė do tė sjellė paqen mes palestinezėve dhe izraelitėve”, tha zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė, Jay Carney.

Ndėrkohė, Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki Mun tha se anėtarėsimi i Palestinės nė UNESCO do tė ketė pasoja nė financimin e organizatės nga disa shtete anėtare, duke iu referuar deklaratės sė mėherėshme tė Uashingtonit pėr tėrheqjen nga financimi i UNESCO-s. SHBA kontribuon cdo vit me rreth 70 milion dollar pėr organizatėn. Shuma nė fjalė pėrbėn rreth 20 pėrqind tė fondit vjetor tė UNESCO-s.

● E.D.W-M ●
● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 34
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
SHBA ndėrpresin fondet pėr UNESCO-n Left_bar_bleue100 / 100100 / 100SHBA ndėrpresin fondet pėr UNESCO-n Right_bar_bleue

Registration date : 04/01/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi