Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Indi, 10 të vrarë në një ritual hindu

Shko poshtë

Indi, 10 të vrarë në një ritual hindu Empty Indi, 10 të vrarë në një ritual hindu

Mesazh nga ● E.D.W-M ● Tue Nov 08, 2011 8:20 pm

Indi, 10 të vrarë në një ritual hindu Indi-viktimat

Rrëmuja ndodhi gjatë një ceremonie fetare për 100-vjetorin e lindjes së themeluesit të sektit Hindu.

Mijëra vetë po merrnin pjesë në ceremoninë kushtuar Sri Rama Sharma, themeluesi i sektit Gayatri Parivar.

Nga rrëmuja shumë persona të tjerë mbetën të plagosur dhe janë dërguar për në spital. Një zëdhënës i qeverisë, Amit Chandola, deklaroi për Associated Press se personat e lënduar janë të paktën 50.

“Kur ritualet filluan, shumë persona vërshuan përpara për të ofruar objektet e tyre për zjarrin e shenjtë dhe turma doli nga kontrolli”, ka treguar ndërkohë një dëshmitar.

Sipas burimit, shumë persona u rrëzuan, por njerëzit që ndodheshin më pas vazhduan të shtynin përpara turmën.

Hariduar, që ndodhet 173 kilometra në veri të Nju Delhit, është një qytet-tempull prej nga ka lindur edhe dinastia Ganges, nga malet e Himalajave, dhe konsiderohet i shenjtë.

Numri i madh i personave që marrin pjesë në festivalet fetare në Indi i ka kthyer rrëmujat në një ngjarje të zakonshme, që shoqërohen me viktima.

Një rrëmujë e ngjashme e ndodhur në një festival në shtetin jugor të Keralës, në Janar, u mori jetën mbi 100 personave.
● E.D.W-M ●
● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 34
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
Indi, 10 të vrarë në një ritual hindu Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Indi, 10 të vrarë në një ritual hindu Right_bar_bleue

Registration date : 04/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi