Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Me kokrra kafeje drejt rekordit të 6-të Guinees

Shko poshtë

Me kokrra kafeje drejt rekordit të 6-të Guinees Empty Me kokrra kafeje drejt rekordit të 6-të Guinees

Mesazh nga Nora Thu Nov 17, 2011 9:21 am

Me kokrra kafeje drejt rekordit të 6-të Guinees 16-strati_1611112138_1

Janë miliarda konsumatorë në botë që e vlerësojnë shijen e saj, por kur fantazia hyn në lojë, kafeja mund të shndërrohet edhe në punim artistik, për t’u shijuar edhe vizualisht.

Është Saimir Strati, sfida e radhës e tij për të thyer një tjetër rekord Guinness, një mozaik prej 25 metra katrorë, me 1 milion kokrra kafeje, më i madhi në botë i kësaj gjinie.

“E kam konceptuar botën si një familje, një botë, një familje, një kafe, 5 personazhe që përfaqësojnë 5 kontinentet. Vepra është mundësuar nga Lori Caffe”, deklaroi artisti.

Janë tre tonalitete ngjyrash, të përftuara nga kafja e papjekur, gjysmë e pjekur dhe e pjekur mirë. Mozaiku mendohet të përfundojë në fillimet e dhjetorit.

Saimir Strati është deri tani fitues i pesë rekordeve Guiness, me punime të tjera që përpos fantazisë e mjeshtërisë së punimit, kërkojnë një durim të jashtëzakonshëm. Disa prej tyre: mozaiku me kunja, me tapa, gozhda, raporton TV Top-Channel.

Çdo kokërr kafeje e ngjitur i jep më shumë formë mozaikut, ndërkohë që afron artistin Strati drejt Gunniessit të tij të gjashtë.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Me kokrra kafeje drejt rekordit të 6-të Guinees Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Me kokrra kafeje drejt rekordit të 6-të Guinees Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi