Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

20 mije amerikane përqafojne Islamin cdo vit

Shko poshtë

20 mije amerikane përqafojne Islamin cdo vit  Empty 20 mije amerikane përqafojne Islamin cdo vit

Mesazh nga Daffina Sat Dec 17, 2011 2:25 pm

Në një raport mediatik të bërë publik pak kohë më parë, jepen të dhëna befasuese lidhur me ngjarjet që pasuan 11 shtatorin 2001, që tregojnë se një numër i madh amerikanësh përqafojnë Islamin çdo vit.
Sipas raportit të publikuar nga gazeta ‘Mearif’, lidhur me përvjetorin e dhjetë të 11 shtatorit, në këto dhjetë vite është shënuar një rritje të konsiderueshme e amerikanëve që përqafojnë Islamin.

Sipas të dhënave të publikuara nga Forumi për marrëdhëniet islamo–amerikane, gjatë vitit të parë pas 11 shtatorit 2001, numri i amerikanëve që përqafuan Islamin arriti në 34 mijë. Sakaq, gjatë këtyre dhjetë viteve, mesatarisht çdo vit 20 mijë amerikanë përqafojnë fenë islame, ku 80 % e tyre janë femra dhe pjesa tjetër meshkuj.

Kanali televiziv Franc Plus, para disa kohësh bëri të njohur se bazuar në disa studime dhe hulumtime të kryera së fundi: “Islami do të zërë vendin e parë të listës gjatë fushatave zgjedhore amerikane, kjo edhe pse sipas të gjithë informacioneve, Amerika nuk është e rrezikuar aktualisht nga sulme të mundshme nga Al Kaeda. Aq më tepër që myslimanët nuk janë komunitet me peshë demografike, pasi përqindja e tyre nuk e kalon 1 % e popullatës.

Kandidatët republikanë pajtohen me lëvizjen ekstremiste të krishterë “Tea” e cila ka deklaruar se rreziku me të cilin përballet Amerika nuk qëndron vetëm në praninë islame mbi tokat e saj, por tek nënshtrimi i Amerikës ndaj një lidershipi me origjinë islame, Barak Obama, i cili e ka kaluar fëmijërinë dhe rininë në Indonezi, vendi më i madh i botës islame./dritaislame/
Daffina
Daffina
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 3911
Vendbanimi: : Kosov
Aktiviteti :
20 mije amerikane përqafojne Islamin cdo vit  Left_bar_bleue100 / 100100 / 10020 mije amerikane përqafojne Islamin cdo vit  Right_bar_bleue

Registration date : 01/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi