Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 mënyra për t’u ndier mirë...

Shko poshtë

10 mënyra për t’u ndier mirë... Empty 10 mënyra për t’u ndier mirë...

Mesazh nga Nora Tue Dec 27, 2011 7:26 am

10 mënyra për t’u ndier mirë... F.1226002136111_m

Ndonjëherë të gjithë kemi nevojë një zgjidhje të shpejtë për të na bërë të ndihemi sa më mirë.
1. Studime shkencore kanë treguar se, ta rrethoni veten tuaj me lule të freskëta, është një mënyrë e shkëlqyer për të luftuar depre¬sionin; kështu që mos prisni që një mashkull t’jua bëjë surprizë!

2. Mbyllni perdet, hiqni telefonin nga priza dhe vendosni një DVD. Ju mund të dini përmendësh çdo fjalë të skenarit por, nuk ka mënyrë më të mirë për t’ju bërë të ndiheni lart moralisht.

3. Telefonojini një shoqeje apo një shoku me të cilin s’keni folur prej kohësh. Është vërtetuar nga ana mjekë¬sore që, thashethemet e mira janë një mënyrë fantastike që t’ju kthejnë sërish buzëqeshjen ju dhe miqve tuaj!

4. Hani ananase të freskët. Përveçse janë të ëmbël dhe të shijshëm, ananaset kanë nivele të larta të triptofani, që lëshon shumë serotoninë ose hormone të lumturisë në trurin tuaj.

5. Lyejini thonjtë me një ngjyrë të shndritshme. Portokalli, vjollcë, apo një ngjyrë tjetër plot jetë. Thjesht vetëm duke i parë, do t’ju gjallërojnë.

6. Thuani fëmijëve që nuk mund të çohen nga krevati të shtunën para orës 8 e pastaj ndryshojeni orën, çojini një orë prapa. Është pak djallëzore, por 1 orë më tepër në krevat është kaq mirë dhe do t'ju bëjë të ndiheni ndryshe.

7. Blini një çokollatë rrugës për në palestër. Është e vetmja kohë kur ju mund ta hani një çokollatë pa u ndier në faj, dhe në fund të fundit, në këtë moment ju duhet t'i mbani lart nivelet e energjisë ...

8. Mos i shtyni gjërat! Të gjithë kemi një listë me gjëra e punë për të bërë; bëni nga një çdo ditë dhe do të ndiheni goxha nën kontroll...dhe më të lumtura!

9. Jepni para për bamirësi! Sigurisht bamirësia do të përfitojë nga kjo, por studime të fundit kanë treguar që, duke dhen lirohen shumë hormone të lumturisë.

10. Ndryshojini menjëherë rrobat sapo të futeni në shtëpi. Vishni pizhame të bukura, seksi dhe...relaks.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
10 mënyra për t’u ndier mirë... Left_bar_bleue100 / 100100 / 10010 mënyra për t’u ndier mirë... Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi