Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Ringjallet” Tupac Shakur

Shko poshtë

“Ringjallet” Tupac Shakur Empty “Ringjallet” Tupac Shakur

Mesazh nga D3M1 Mon Apr 16, 2012 10:45 pm

“Ringjallet” Tupac Shakur F.0416134455507_m
Snoop Dogg dhe DR. Dre e kanë “rikthyer” nga vdekja reperin
Tupac Shakur për një paraqitje të përbashkët në skenë në vikendin e parë
të Festivalit Coachella, të dielën mbrëma.
2Pac është
paraqitur si një hologram në skenën e festivalit pas një performance
përkujtimore të hitit të tij “California Love” dhe, pas një interpretimi
“të frikshëm” solo të këngës “Hail Mary”, yllit të ndjerë i janë
“bashkuar” edhe Snoop dhe Dr Dre në këngën “Ain't Nothin' Like A Gangsta
Party”.

“Ringjallet” Tupac Shakur Snoop-2pac

Snoop-i i vërtetë (në të majtë) dhe 2Pac i vizualizuar (në të djathtë) duke performuar së bashku

Në skenën e festivalit janë ngjitur edhe reperë si Eminem, 50 Cent,
Wiz Khalifa dhe Kendrick Lamar, ndërsa atyre u është bashkuar edhe
Warren G për të nderuar reperin tjetër të ndjerë Nate Dogg.

Snoop ka performuar hitin “Ain't No Fun (If the Homies Can't Have
None)” me Warren G, derisa në prapavijë janë shfaqur foto të Nate Dogg .

Eminem ka kënduar këngën “I Need a Doctor” menjëherë pasi u bë
nderimi për Tupac Shakur dhe më pas i është bashkuar mentori të tij Dr.
Dre për këngën “Forgot About Dre”.

50 Cent është ngjitur në skenë me anëtarin e G-United, Tony Yayo, për
një performancë të “P.I.M.P.” dhe “In Da Club”, dhe Wiz Khalifa i ëshët
bashkuar Snoopit për të performuar hitin tjetër “Young & Wild &
Free”.

Artistët do t’i përsërisin performancat e tyre edhe vikendin e ardhshëm (20-22 prill).

Paraqitja në versionin “e shpirtit” e Tupac ka nxitur reagime të
përziera nga fansat, një pjesë e të cilëve nuk u ka pëlqyer kjo gjë,
edhe pse pjesa më e madhe kanë qenë të ngazëllyer nga kjo mënyrë e
nderimi që i është bërë reperit.

Në vazhdim video e performancës së “të ringjallurit” Tupac Shakur, të shoqëruar në skenë nga Snoop e Dr. Dre.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
“Ringjallet” Tupac Shakur Left_bar_bleue100 / 100100 / 100“Ringjallet” Tupac Shakur Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi