Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lindi djalin me dy koka, të dyja funksionale

Shko poshtë

Lindi djalin me dy koka, të dyja funksionale Empty Lindi djalin me dy koka, të dyja funksionale

Mesazh nga D3M1 Tue Apr 17, 2012 6:45 pm

Braziliania Maria de Nazare (25 vjeçare) lindi një foshnje me dy
koka. Nëna tha se po priste binjakë, por vetëm pak para lindjes mësoi se
ishte shtatzënë me binjakë siamezë.
Gjatë një kontrolli me ultrazë u vërtetua se ajo po barte një fëmijë
me dy koka. Lindi me prerje cezariane. Të gjitha organet e foshnjës
mashkull funksionojnë normal. Foshnja peshon 4.4 kilogramë.

Sipas mjekëve i porsalinduri gëzon shëndet të mirë, ndërsa të dy kokat kanë filluar të thithin gji.
Lindi djalin me dy koka, të dyja funksionale F.1222113651285_m-150x150
Maria e cila jeton në një pjesë rurale të Brazilit, gjatë shtatzënisë
nuk kishte bërë ultrazë por mësoi për deformimin vetëm disa minuta para
se të lindte, të hënën në mëngjes.

Gazeta britanike “Daily Mail”, shkruan se nëna në asnjë moment nuk
mbeti e habitur se pse fëmija i saj është me dy koka. Ajo ka vendosur
t’i pagëzojë fëmijët me emrat Emanoel dhe Jesus. Nëna dhe fëmija të
martën pasdite janë transferuar në spitalin e qytetit Belem për
kontrolle shtesë.

Pritet se deri në fund të javës ata do të lëshohen në shtëpi.
Ekspertët sqarojnë se në këto raste bëhet fjalë për binjakë të cilët nuk
mund të ndahen me anë të operacionit.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Lindi djalin me dy koka, të dyja funksionale Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Lindi djalin me dy koka, të dyja funksionale Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi