Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

52-vjeçari shqiptar diplomohet në Kolumbia duke qenë pastrues

2 posters

Shko poshtë

52-vjeçari shqiptar diplomohet në Kolumbia duke qenë pastrues  Empty 52-vjeçari shqiptar diplomohet në Kolumbia duke qenë pastrues

Mesazh nga ● E.D.W-M ● Mon May 14, 2012 11:58 pm

52-vjeçari shqiptar diplomohet në Kolumbia duke qenë pastrues  Gac

Ai është Gac Filipaj, një 52-vjeçar me origjinë nga Ulqini, pastrues në Universitetin Kolumbia të Nju Jorkut, i cili këtë të dielë diplomohet nga universiteti. Studentët mundohen shumë për të marrë një diplomë, ndërsa Gaci po e arrin këtë duke mos u shkëputur nga puna e përditshme si pastrues në universitet.

Për afro 20 vjet ai ka fshirë dyshemetë dhe ka pastruar banjat. Por këtë të dielë, Gac Filipaj ka plane të tjera. “Këtë të dielë, falë zotit, më në fund do të diplomohem”, Thotë Filipaj. 52-vjeçari do të diplomohet madje me titull nderi. “Unë vërtetova se kam forcë për të përfunduar atë që filloj”. Gaci erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Mali i Zi në vitin 1992 për t’i shpëtuar luftës. Në atë kohë ai nuk fliste anglisht. Pasi gjeti punë si pastrues dhe pas 7 vjetësh mësimesh anglisht, ai u pranua në universitet. Ndiqte shkollën në mëngjes dhe punonte 8 orë natën. Nuk ishte e lehtë të mësoje gjuhët klasike.

Profesor Peter Awn, Dekan në Universitetin Kolumbia, thotë: “Ai ishte shumë krenar për punën që bënte si pastrues, por edhe për rezultatet e mira në mësime”. Gac Filipaj thotë se do ta mbajë punën që ka. Ëndrra e tij është të bëhet doktor shkencash:
“Nuk e di, ndoshta do të më duket sikur jam zgjuar nga një ëndërr e bukur”. Një ëndërr për Gacin dhe një frymëzim për shumë të tjerë.
● E.D.W-M ●
● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 34
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
52-vjeçari shqiptar diplomohet në Kolumbia duke qenë pastrues  Left_bar_bleue100 / 100100 / 10052-vjeçari shqiptar diplomohet në Kolumbia duke qenë pastrues  Right_bar_bleue

Registration date : 04/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

52-vjeçari shqiptar diplomohet në Kolumbia duke qenë pastrues  Empty Re: 52-vjeçari shqiptar diplomohet në Kolumbia duke qenë pastrues

Mesazh nga Albii Tue May 15, 2012 8:56 am

Sa mire,gjithqka eshte e mundshme vetem a don njeriu,arrin gjithat me pune dhe vullnet.
Albii
Albii
Legend´s
Besa-Bess
Legend´sBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 554
Aktiviteti :
52-vjeçari shqiptar diplomohet në Kolumbia duke qenë pastrues  Left_bar_bleue1 / 1001 / 10052-vjeçari shqiptar diplomohet në Kolumbia duke qenë pastrues  Right_bar_bleue

Registration date : 18/09/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi