Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rita Ora “shkund” shqiptarėt e Zvicrės

Shko poshtė

Rita Ora “shkund” shqiptarėt e Zvicrės Empty Rita Ora “shkund” shqiptarėt e Zvicrės

Mesazh nga D3M1 Sun May 27, 2012 6:17 pm

Rita Ora “shkund” shqiptarėt e Zvicrės Thumbnail.php?file=rita_469299317
araqitja para bashkatdhetarėve ishte emocion i fuqishėm qė Rita Ora nuk e kishte pėrjetuar kurrė deri mė sot


Nė orėt e vona tė tė shtunės, Rita Ora ylli shqiptaro-britanik,
po performonte nė skenėn e diskotekės shqiptare “Rinora4” tė Rümlangut
(Cyrih). Po nė kėtė kohė nė Baku po kumtoheshin rezultatet e
Eurovisionit sipas tė cilave Rona Nishliu kishte dalė e pesta. Njė
koincidencė qė do tė donim tė pėrsėritej mė shpesh...

Nė fakt, pėr mijėra shqiptarė tė Zvicrės, tė rinj e tė reja, tė
shtunėn mbrėma tė gjitha rrugėt shpienin nė Rinora4. Ishin dy gjėra qė
po lidheshin nė njė pikė: e para ishte se aty po vinte kėngėtarja qė e
krahasojnė me Rihanna-n, dhe e dyta, se kjo kėngėtare, Rita Ora, ėshtė
njė shqiptare nga Kosova, e rritur nė Londėr.

Publiku kishte mė shumė se njė orė qė po priste. Muzika ritmike po
pėlqehej, Dj Beka me kompani po e mbante nė nivel disponimin e
mysafirėve ndėrsa nė rreshtat e parė, rreth skenės, kishte filluar tė
bėhej shumė vapė. Por, ngjitja nė skenė e Rita Orės ėshtė diēka e
pakrahasueshme me tė gjitha kėto. Ajo hyri si njė uragan qė zė nė befasi
gjithēka dhe pėrfshin nė rrathėt e vet ēdo gjė.

Ovacionet, klithjet dhe duart e ngritura lartė, shoqėrojnė kėngėn dhe
vallėzimin e zjarrtė tė kėngėtares temperamente tė ardhur nga Londra.
Pejanja londineze ua kthen fansave tė saj adhurimin me nderim.
“Mirėmbrėma shqiptarė”:, “Ku jeni shqiptarėt e mi”, ose: “Nuk ka komb
mė tė mirė se shqiptarėt”..., janė disa nga sloganet qė ajo ua drejton
atyre, shqip e anglisht. Ndėrsa dėgjimi i kėngėve tė saj ( i kėndoi
vetėm dy) ishte pėrjetim kulmor pėr masėn e madhe tė tė rinjve qė kishin
ardhur sonte kėtu.

Rita Ora vetėm pak orė mė parė kishte kėnduar nė koncertin e kult
grupit tė njohur “Coldplay”, nė stadiumin Letzigrund tė Cyrihut. Afėr
50.000 veta kishin qenė aty. Paraqitja me njė grup tė tillė, pėr
kėngėtaren e re ėshtė trasim i rrugės pėr te yjet. Dhe, se ajo ėshtė
vėrtetė fare afėr yjeve, e dėshmoi kėndimi, vallėzimi dhe e gjithė aura
qė rrethonte Ritėn.

Ndėrsa, siē e tha ajo pėr albinfon, paraqitja para bashkatdhetarėve
ishte diēka e pakrahasueshme, emocion i fuqishėm qė nuk e kishte
pėrjetuar kurrė deri mė sot...

Emocione tė rralla kishte ngjallur Rita edhe te publiku.

Pėr Driton Komanin, asistent i ri nė Universitetin e Cyrihut,
prezantimi i Rita Ora-s ka qenė njė njė pėrjetim qė rrallė u ofrohet
shqiptarėve nė Zvicėr. “Mė pėlqen edhe muzika qė kultivon Rita Ora por,
shkurt me thėnė, kam ardhur ta shoh kėtu nė radhė tė parė pėr faktin se
ajo ėshtė shqiptare. Dhe pėr faktin se e thekson pa kompleks sa herė qė i
jepet rasti se ndjehet krenare me pėrkatėsinė e saj kombėtare. Edhe nga
kjo qė pamė sonte, mendoj se ia ka vlejtur ardhja kėtu”, pėrfundon
Komani, i cili pranon se preferencat e tij muzikore janė megjithatė
tjera.

Jetlira, Ludja dhe Donjeta, tri vajza qė i pyetėm rreth pėrshtypjeve,
flasin me adhurim pėr Rita Orėn. Ato thonė se zhanri i muzikės qė e
kultivon ajo ėshtė nė trend dhe se ato e parapėlqejnė shumė. Mirėpo,
thotė Jetėlira, realisht, kemi pritur mė shumė, tė kėndonte pak mė
gjatė. Vetėm dy kėngė, sa kėndoi ajo, ėshtė fare pak... Tė shpresojmė
qė nė tė ardhmen tė na vijė me njė koncert tė plotė, tė vetin, kėtu nė
Zvicėr”.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Rita Ora “shkund” shqiptarėt e Zvicrės Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Rita Ora “shkund” shqiptarėt e Zvicrės Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi